policia-tirane_1_3_14_0_19

“0800 0 129” është numri i vënë në dispozicion nga Policia e Shtetit për të denoncuar rastet e shitë-blerjes së votës apo krime të tjera elektorale.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin jeshil 0800 0 129 çdo rast të shit-blerjes së votës apo krime të tjera elektorale. Numri jeshil funksionon pranë Grupit të Koordinimit dhe Drejtimit për menaxhimin e masave dhe të shërbimeve policore gjatë procesit zgjedhor, i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, sqaron Policia.

“Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në përmbushjen me profesionalizëm e paanshmëri të detyrave të përcaktuara në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe të Kodit Zgjedhor. Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari që bie ndesh me ligjin dhe cënon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, vijon njoftimi i Policisë.

4 COMMENTS

Comments are closed.