Mesa duket vendosja e dordolecëve në gardhet kufitare të Hungarisë për të trembur refugjatët, nuk është e mjaftueshme dhe vendosja e kokave të derrave do të ishte një pengesë edhe më e mirë, kjo sipas një deputeti hungarez të Parlamentit Europian.

Deklaratat e politikanit hungarez, Gyorgy Schopflin, në Twitter kanë shkaktuar një breshëri kritikash dhe komentesh të hidhura online, raporton “RT”.

Schopflin, i cili përfaqëson partinë në pushtet Fidesz në Parlamentin Evropian, ra “dakord” se kokat e derrave do të pengonin emigrantët në mënyrë më efektive.

Të premten, drejtori i “Human Rights Watch”, Andrew Stroehlein, dënoi vendosjen e dordolecëve mbi gardhet kufitare si përpjekje për të trembur refugjatët.

Stroehlein tha gjithashtu se ishte absolutisht e papranueshme për një deputet europian që të dilte me një propozim të tillë.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 58057 more Info to that Topic: epavarura.com/politikani-hungarez-koka-derrash-ne-gardhet-kufitare-per-te-trembur-refugjatet-mysliman/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here on that Topic: epavarura.com/politikani-hungarez-koka-derrash-ne-gardhet-kufitare-per-te-trembur-refugjatet-mysliman/ […]

Comments are closed.