Pavarëshisht popullaritet të madh në Rusi dhe jo vetem, duket se Vladimir Putin mund zëvendësohet nga një figurë “tejet simpatike”. Raportet kane ardhur pasi Prokurorja e Krimesë, Natalia Poklonskaya, gjithashtu shumë popullore në Rusi dhe jashtë vendit, ka bërë të ditur se do të kandidojë si përfaqësuese në Parlamentin e Shtetit.

Poklonskaya konsiderohet edhe si “kandidate potenciale” në zgjedhjet presidenciale në Rusi në vitin 2018, shkruan “Daily Express”.

Ajo ka bërë të ditur se do të kandidojë për një përfaqësim të Dumas Shtetërore në listën e partisë “Rusia e Bashkuar”.

Poklonskaya, e cila është e vendosur në listën e “Forbes”, “të politikanëve më premtues” u bë prokurore në Krime në moshën 33 vjeçare, në vitin 2014.

Prokurorja simpatike fitoi popullaritet të madh pak minuta pas konferencës së saj të parë për shtyp.

9 COMMENTS

Comments are closed.