Gazeta amerikane Huffington Post shkruante sot se programi ushtarak i presidentit të zgjedhur Donald Trump do të shtojë me 150 miliardë $ shpenzimet e qeverisë amerikane.

Huffington Post duke u bazuar në një raport të Komitetit të buxhetit federal të SHBA, shkruan se projektet ushtarake të Trump deri në vitin 2026 do të kushtojnë mbi 450 miliardë $. Rritja e shpenzimeve ushtarake gjatë presidencës së Trump do të bëhet në kushtet kur ai synon të reduktojë angazhimin ushtarak të SHBA në NATO dhe në botë. Është një ndryshim që lëviz drejt një bote edhe më të rrezikshme.

Mbylljen brenda vetes Amerika, kujton revista prestigjoze “The Economist”, e pa kur përfundoi Lufta e Parë Botërore dhe pasojat për vendin ishin katastrofike. Nuk duhet te parashikosh diçka kaq të zymtë që t’i druhesh nacionalizmit të ri të Trumpit sot, vazhdon artikulli i kësaj reviste. Brenda kufijve, ai prodhon intolerancë dhe ushqen dyshimet mbi virtytin dhe besnikërinë e minoriteteve.

Për “The Economist”, ajo që Trump duhet të kuptojë është se mosangazhimi jo vetëm do ta shkëpusë Amerikën nga pjesa tjetër e botës, por dhe do ta bëjë të cënueshme nga trazirat e konfliktet.

6 COMMENTS

Comments are closed.