Departamenti i Bisedimeve pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), në një video të publikuar ka vënë në dukje planin e Izraelit me 3 peridha ku duket qartë përpjekja për rritjen e popullsisë hebreje dhe pakësimin e palestinezëve duke i izoluar ata në rrethinat e qytetit si dhe detyrimin e ndarjes së tyre nga qyteti. Video tregon planin izraelit ndaj Jerusalemit Lindor i cili prej vitit 1967 është nën pushtimin e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Video është publikuar me titullin “Po publikojmë planin kolonial të Izraelit në Jerusalemin Lindor”. Në këtë video vihen në pah politikat e Izraelit për shtimin e vendbanimeve hebreje, ku theksohet se mbështeten në qëndrimet raciste dhe kolonializmi.

Në video thuhet se 35 për qind e hapësirave të Jerusalemit Lindor i janë dhënë kolonëve hebrenj. Ndërkohë duke iu dhënë palestinezëve leje ndërtimi vetëm në 13 për qind të territorit ka shkaktuar krizë ndërtimesh në këtë qytet.

100 mijë persona jetojnë me frikë se mbesin pa shtëpi

Për shkak të kësaj politike palestinezët janë detyruar të ndërtojnë pa leje dhe si rrjedhojë të paktën 3.500 shtëpi deri më tani janë shembur nga ushtria izraelite me pretendimin se janë ndërtuar pa leje. Ndërsa 25 mijë të tjera mund të shemben në çdo moment. Për shkak të prishjes së këtyre shtëpive të paktën 100 mijë palestinezë rrezikojnë të mbesin pa shtëpi.

Në video tregohet gjithashtu se rreth 14.500 leje të shtëpive të palestinezëve në Jerusalemin Lindor janë anuluar dhe ata janë nxjerrë nga qyteti. Përkundër kësaj mijëra shtëpi janë ndërtuar nga Izraeli për kolonët hebrenj në këtë zonë. Në video thuhet gjithashtu se për të shkuar në këto shtëpi janë ndërtuar edhe rrugët në tokat e palestinezëve.

Ndërsa për palestinezët të cilët jetojnë në Jerusalemin Lindor përdoren shprehjet: “kolonizuar dhe të lënë në skamje dhe të izoluar.”

Izraeli nisi në vitin 2002 ndërtimin e një muri ndarës me Bregun Perëndimor. Ndërkohë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në varësi të OKB-së deklaroi në vitin 2004 që muri është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Jerusalemi Lindor pjesë e të cilit është edhe kompleksi Mesxhid-i Aksa ndodhet që prej vitit 1967 nën pushtimin e Izraelit. Ndërkohë faktori ndërkombëtar nuk e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe praninë e Tel Aviv-it zyrtar në këtë qytet e quan si një pushtim, si dhe praninë e rreth 200 mijë izraelitëve në këtë rajon si të paligjshme.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 13766 more Information on that Topic: epavarura.com/politikat-e-izraelit-per-shtimin-e-vendbanimeve-jane-raciste/ […]

Comments are closed.