Populli pa krye, shteti pa nikoqir

29

Ndihem mirë që kryeministri i shtetit boshnjak Denis Zvizdiqi ishte nikoqir i takimit të
kryeministrave të shteteve të Ballkanit perëndimor. Më vjen mirë që
kryeministri boshnjak Zvizdiq ka darkuar me kryeministrin serb
Aleksandar Vuçiqin në restorantin sarajevas ”Libertas”, me ç’rast i janë
bashkëngjitur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i
Kosovës Isa Mustafa.

Sarajeva është vendi ideal për një dark
pune të përbashkët. Bile për një çast kam përjetuar atë ndjenjë të bukur
të nikoqirit shtetëror të vendit tim nëpërmjet personalitetit sikurse
që është Denis Zvizidiqi i cili gjithnjë e më shumë se ka kryer detyrën
shtetërore boshnjake. Për këtë shkak, kryeministri Zvizdiqi e meriton
përkrahjen tonë të plotë boshnjake. Pasi që shtetit boshnjak  i duhet
nikoqiri, i cili e di rendin shtëpiak . Për fat të keq, ka të tillë që
ulen në kolltuqet shtetërore të vendit tonë, ndërsa nuk janë as nikoqir
të mirë, e as që dinë rendin shtëpiak. Nikoqiri nuk i shet, e as nuk i
tradhton familjarët e vet. Nikoqiri e do shtëpinë e tij, e do atdheun e
tij, e do shtetin e vet. Nuk ka shtet pa nikoqir. Kjo është që i mungon
shtetit boshnjak-është nikoqiri. Po, kjo është ajo që duan ta vrasin ata
të cilët janë kundër shtetit boshnjak. Edhe pse jam ndier mirë që
kryeministri boshnjak Zvizdiq ishte nikoqiri i mirë i vendit tim, aq jam
ndier i shëmtuar kur kam lexuar deklaratën e Muderizit Nezim Haliloviq,
në të cilin është njohja pikëlluese se jemi popull pa krye.

“Nuk më befason ngritja e aktakuzës të
Prokurorisë shtetërore të Republikës së Kroacisë kundër 16 oficerëve të
lartë të Armatës së Bosnjës e Hercegovinës, sa më befason dhe më fyen
inerti i plotë  i organeve të pushtetit të Bosnjës e Hercegovinës, por
edhe heshtja e patriotëve të Bosnjës e Hercegovinës dhe shoqatave të
shumta të luftës, të cilat për fat të keq ekzistojnë vetëm për vetveten e
tyre dhe të mjeteve buxhetore të cilët rregullisht i marrin”, i
zemëruar është komandanti legjendar Muderriz Nezim Haliloviqi. E si të
mos jetë i zemëruar kur e gjithë kjo vjen në çështje,  gjithë kjo për të
cilin luftëtarët e vërtet kanë luftuar me nder dhe përkushtim,
përkundër duarve të lidhura dhe paragjykimeve për shkak të fesë dhe
kombit të tyre. Muderriz Nezim Haliloviqi ishte dhe mbeti luftëtar i
ndershëm për të drejtat dhe liritë e popullit të vet. Të gjithë ata që e
njohin janë krenar me të.

Boshnjakët kanë pas kokën, kanë pas
mendje, kanë pas sy, vesh…. kanë dit boshnjakët qëllimin…
drejtimin… kanë ec drejtë… ishin të bashkuar… ishin të pa
trembshëm…. Sot, boshnjakët, sikurse nuk kanë krye….sikur nuk kanë
mendje…sikurse nuk kanë sy… sikurse nuk kanë vesh…sikurse nuk dinë
qëllimin….sikurse nuk dinë drejtimin…sikurse ecin të
përkulur…sikurse janë të frikësuar….Çdokush po merret me veten,
gjersa një nga një po na mohojnë të vërtetën, gjersa një nga një drejtat
na i shkelin, gjersa një nga një luftëtar tonë i turpërojnë, gjersa një
nga një zërin na heshtin, gjersa na përgatisin gjenocidin e ri.

Ashtu ata punojnë, Një nga një liderët
tanë boshnjak para syve tanë i “djegin”. Pasi i dinë se shteti pa
nikoqir dhe popull pa krye nuk mund të mbijetojnë. A jemi të
ndërgjegjshëm për këtë? Sikurse që jemi, atëherë nuk duhet të lejojmë që
të na rrëmbejnë të drejtën tonë për nikoqir, as që duhet të lejojmë të
na vrasin kokën tonë. Shteti duhet të ketë nikoqirin e vet. Populli
duhet të ketë kryet e vetë. Shtrohet pyetja, çfarë është më e
rëndësishme nga këto dyja? Të dytë janë njëjtë të rëndësishëm! Por, nga
kryet e popullit varet edhe nikoqiri i shtetit. Për këtë shkak, populli
boshnjak duhet të ketë kryet që shteti të ketë nikoqir. Koka duhet të
jetë e shëndoshë, e sigurt, e besueshme, e vetëdijshme, e ndërgjegjshme.
Kokëdhembja është e rrezikshme. Koka nuk guxon të jetë në frikë, nuk
guxon të jetë e kërcënuar, nuk guxon të jetë e vetmuar, nuk guxon të
jetë mendjemadhe. Koka duhet të dijë që është kokë. Populli duhet të
dijë se ka kokën. Ata të cilët flasin se populli mund të jetë pa kokë(pa
udhëheqës, pa lider), flasin për kokën e popullit. Ata janë të
pandërgjegjshëm dhe të paskrupullt. Ata nuk mendojnë me kokën e tyre
boshnjake. Ata mendojnë me kokë të huaj. Përsëris: shteti duhet të ketë
nikoqirin dhe populli duhet të ketë kokën e vet! Rreth asaj të gjithë
duhet të pajtohemi dhe të gjithë duhet të punojmë. Pasi, që nuk ka shtet
pa nikoqir! Dhe nuk ka popull pa krye!

Loading...