Portalet mund të përshkruhen si dyer që çojnë në të panjohurën, të cilat mund të hapin mundësi të pakufishme.

Ato ofrojnë mundësinë e bërjes së udhëtimeve tepër të gjata për një kohë relativisht tepër të shkurtër.

Një kërkues shkencor dhe fizikan i plazmës, Jack Scudder ka studiuar idenë e ekzistimit të portaleve nga Toka deri në Diell. Ai, në fakt, financohet nga NASA dhe punon nga Universiteti i Ajovës,raporton Gazeta Kosova Sot

Ai tani pretendon ta ketë zbuluar një metodë për lokalizimin e këtyre portaleve misterioze, duke përdorur diçka që e quan pikat X (ose regjionet e difuzionit të elektroneve).

Këto pika X gjenden aty ku fusha magnetike e Tokës takohet me fushën magnetike të Diellit. Këtu krijohen rrugë, të cilat ua mundësojnë njerëzve udhëtimin nga Toka në Diell dhe anasjelltas.