Portugalia është konsidereruar si vendi më malankolik në botë sipas BBC. Portugalia është një vend i trishtuar, duke u renditur kështu e 93 prej 157 vendeve, që sipas OKB-së raportohet lumturia e tyre.

Por megjithatë nuk duhet t’iu vijë keq, ata janë të kënaqur me të gjitha pakënaqësitë e tyre. “Saudade”, një fjalë e pa përkthyer, mirëpo që çdo portugez e thotë si “Trishtim i gëzueshëm”.

Saudade është e ngjashme me nostalgjinë, por ndryshe nga nostalgjia është diçka që nuk ndjehet dhe nuk ka ndodhur kurrë, e me gjasë as nuk do të ndodhë kurrë.

Trishtimi është një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre, e ndër të tjera askush nuk e shmang atë.

Sipas një studimi në Journal në vitin 2008, thuhet se trishtimi e përmirëson kujtesën tonë, madje ky studim sugjeron se portugezët janë më të aftë në këtë aspekt.

5 COMMENTS

Comments are closed.