BOTA

Potencial i jashtëzakonshëm bashkëpunimi Turqi-Gjermani

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Energjisë i Gjermanisë, Thomas Bareiss ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me vizitën e tij në Turqi, ku thotë se në kryeqytetin e vendit, Ankara ai ka realizuar takime dypalëshe me autoritetet turke. Këto takime kanë pasur në fokus mundësitë e investimeve për kompanitë gjermane në Turqi dhe sipas Bareiss mundësi bashkëpunimi në veçanti ka në zgjerimin e infrastrukturës së sektorit hekurudhor.

Thomas Bareiss në komunikatën e tij të shkruar njofton se ai kryen aktivitete në emër të Gjermanisë edhe në Forumin Turko-Gjerman të Energjisë dhe gjatë vizitës së tij në Turqi është bisedua edhe për çështjet që kanë të bëjnë me efiçencën e energjisë dhe projektet në sektorin e energjisë së rinovueshme.

Bareiss sqaron gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në Ankara i komunikoi ministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Turqisë, Fatih Dönmez ftesën e ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës së Gjermanisë, Peter Altmaier për të marrë pjesë në Forumin e 3-të Turko-Gjerman të Energjisë, që do të mbahet më 23 tetor 2019 në Berlin.

Bareiss, i cili është gjithashtu përgjegjës për turizmin në qeverinë gjermane, tha se në Ankara ai ka realizuar bisedime edhe për çështjen e turizmit mes dy vendeve dhe në takime janë shkëmbyer mendime për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve turistike në sezonin e ardhshëm.

Bisedimet në fjalë tregojnë rëndësinë që partnerët turq i kushtojnë bashkëpunimit me Gjermaninë dhe me kompanitë gjermane”, shkruan zv.ministri Bareiss dhe bën këtë koment: “Potenciali i bashkëpunimit tonë në fushën e energjisë, transportit dhe turizmit është i jashtëzakonshëm”.

Për këtë arsye, shton Bareiss, ne duam që ta thellojmë komunikimin me Turqinë./ trt

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com