Urban FM: Pse është kaq e rëndësishme Allepo Vudi?

VX: Duhet ta qartësojmë fillimisht që arsyeja pse është nis krejt kjo “Pranvera Arabe” është përpjekja e Perëndimit për t’u zgjeruar në territoret e Lindjes së Mesme dhe për t’u ofruar më afër Rusisë. Pra, beteja për Alepon, nuk është betejë për ta çliruar atë për hirë të lirisë së popullit sirian, është betejë ndërmjet Rusisë [bllokut Lindor!] dhe SHBA-ve [bllokut Perëndimor!].

Urban FM: Sipas konkludimit tënd “Pranvera Arabe” është rrjedhojë e një konspiracioni Perëndimor dhe jo e një ndjenje të mirëfilltë për demokraci… që erdhi si pasojë e dokumenteve të publikuara nga WikiLeaks dhe nga Edward Snowden… pra me sa po duket siç thua ti kjo nuk ka të bëjë me ‘Grassroot Movement’ por ka një përfshirje të shërbimeve sekrete… ?

VX: — Pas thuajse secilës kryengritje qoftë ajo Paqësore apo e Armatosur gjithnjë kemi pas instalimin e diktaturave në vend të demokracisë. Kujtojeni Egjiptin, Libinë, Jemenin, Bahrejnin – pastaj shikojeni se çfarë po ndodh në Siri; populli atje që kishin kapur armët për t’u çliruar nga regjimi diktatorial i Al-Assad, atyre iu bë një puç nga Perëndimorët, pasi popullata civile e armatosur atje refuzonin të përfshiheshin në një luftë përkrah interesave Perëndimore; ku për pasojë nga qershori i vitit 2012 u krijuan formacionet mercenare të quajtur ‘Jabhat Al-Nusra dhe ISIS’ – të mbështetur me logjistikë financiare, njerëzore dhe informacion ushtarak kryesisht nga perëndimi bashkë me sauditët, kjo u tha edhe në konferencën ndërkombëtare të gazetarisë hulumtuese që u mbajt vitin e kaluar në Londër ku unë po merrja pjesë gjatë një bashkëbisedimi me Charles Glass, gazetarin dhe redaktorin amerikan i cili ka raportuar nga Lindja e Mesme që nga viti ’70…….. Pastaj edhe W. Clark që në vitin 2007 tregon se kishte qenë plan amerikan për t’u zgjeruar në Lindje të Mesme deri në Iran….

Urban FM: — Pra që ta sqarojmë, ka informata dhe dëshmi se Perëndimi është i përfshirë prapa ISIS dhe formacioneve tjera terroriste në Lindje të Mesme, sepse disa dhjetëra … e ndoshta qindra të rinjë Kosovar i janë bashkuar këtyre dy organizatave.. dhe mu po m’doket pak jo e logjikshme që kjo të ndodh… një organizatë që financohet nga Perëndimi ta sulmoj perëndimin, s’po më duket e logjikshme…
VX: — SHBA-të janë të njohura për veprimtaritë e tyre politike ndryshe nga çfarë ata deklarohen. Rrjedhjet e komunikimeve ndërmjet ambasadave, që jane publikuar nga WikiLeaks na e dëshmojnë këtë.. Pastaj, SHBA-të si pretendentë të demokracisë, kanë një histori të gjatë të instalimit të diktaturave në vende të ndryshme… shiheni Kosovën si shembull.. tash e 16 vjet kemi një instalim sistematik të rrjeteve të krimit të organizuar në administratën publike qëndrore dhe atë lokale. Për krejt këto vite janë ndërprerë thuajse të gjitha mundësitë për të përparuar kjo shoqëri në vendin tonë. Kualiteti i jetës është shkatërruar thuajse tërësisht, mbi 50% e njerëzve janë të pa punë, mbi 30% e tyre jetojnë poshtë vijës së varfërisë, mbi 5% e tyre e kanë braktisur vendin … dhe kjo është falë mbështetjes së vazhdueshme të ambasadës amerikane në Prishtinë ndaj krimit të organizuar i cili është rrjetëzuar gjithandej vendit. Pastaj, sahere që ka pas ndonjë përpjekje në Prishtinë për ta përmbytur sistemin kriminal në vend gjithnjë ambasada amerikane ka bërë thirrje për t’u kthyer në shtëpi ne emër të demokracisë, pra ata i kanë shtypur të drejtat dhe liritë tona politike e civile në emër të demokracisë — dhe ne po jetojmë në mizerie nga shtypja e rrjetit kriminal falë ambasadës amerikane e cila i ka mbështetur ata tash e 16 vjet… aq keq është bërë Kosova saqë ne thuajse jemi detyruar t’i harrojmë krimet e bëra nga Millosheviç — si pasojë e kriminelëve të rinjë të instaluar nga SHBA-të. Kjo është e tmerrshme, e papranueshme, joemokratike dhe padyshim një dëshmi tjetër që tregon se SHBA-të nuk janë ata që pretendojnë se janë. Ata pretendojnë të jenë demokraci, por ndryshe është ta bëshë demokracinë, ndryshe është të flasësh për të, SHBA-të flasin, por nuk e kanë dëshmuar se e bëjnë ndonjëhere atë.

Urban FM: — Tash në SHBA kemi një kryetar të ri, Donald J. Trump, i cili ka një plan krejt ndryshe nga Klinton për të zgjidhur problemin e Sirisë. Trump sikur është i asaj filozofie që ndoshta në mënyrë indirekte përputhet me deklaratat e tua, ai thotë se Amerika është fajtore, apo Barack Obama dhe Kllintoni janë fajtor që ka ISIS në Irak se e ngucën Sadamin palidhje pa nevojë edhe tash Assadin, në njifar mënyre duke e ditur që Tramp e ka thuajse pëlqimin e njejtë me Putinin sikur po kuptohet që amerika do t’i tërhjek të gjithë përkrahjen që e ka për opozitën dhe do t’i bashkohet Putin dhe Assad pasi janë deklaruar se armiku i përbashkët është terrorizmi, si i komenton ti këto zhvillime dhe a do të ketë ndryshim të qasjes së politikës amerikane në Siri dhe Irak?

Unë besoj se pa debat dhe pa kritika, asnjë institucion administrimi dhe asnjë vend apo ‘republikë’ nuk mund të ketë sukses dhe nuk mund të mbijetojë. Kjo është arsyeja pse ligjvënësi athinas Solon, dekretoi si vepër kriminale veprimin e çdo qytetari i cili përpiqet të shmanget nga polemika. Prandaj, kjo është arsyeja pse liria e shtypit [në çdo vend!] duhet të mbrohet nga Kushtetuta siç është e mbrojtur në Shtetet e Bashkuara nga Amendamenti i Parë.
VX: — Trump është një politikan thuajse i tipit shqiptarë. Politikanët tanë nuk i kanë mbajtur asnjë prej premtimeve parazgjedhore. Trump padyshim se është një politikan i paparashikuar, por një gjë është vënë re se pas konfirmimit se ai do të jetë President i vendit, disa prej premtimeve të tija parazgjedhore kanë filluar të largohen nga uebfaqja e tij. — se çfarë do të bëjë më tutje mbetet me u pa, ngase ai nuk ka qenë asnjëhere politikan me pozitë të rëndësishme në SHBA, prandaj veprimtaria e tij e ardhshme politike është e panjohur… Ndërsa sa i përket politikës së jashtme të SHBA-ve, nëse i qasemi asaj çfarë Trump ka thënë gjatë fushatës, atëhere mbase Siria do të stabilizohej nga një kënd ngase logjistika ushtarake që vie nga SHBA-të për foprcat anti-qeveritare [mbase!] do të ndalej, por tërheqja e SHBA-ve nga Lindja e Mesme nuk do të nënkuptonte stabilitet, pasiqë Arabia Saudite me ideologjitë e tyre të dominimit të sektit fetarë sunit – nuk i ka të shuara apetitet e saj për zgjerim, për më tepër kur gjatë presidencës Obama me sekretaren Klinton ata kanë përfituar tregtinë më të madhe më armë në vlerë prej 115 bilion dollarë, sauditët eventualisht mund të ndodh që tërhiqen, por gjykuar nga forca ushtarake që ata kanë akumuluar mendoj se është vështirë për t’u menduar një tërheqje, gjë që do të mund të shihnim një përsëritje të luftërave islamike të botës arabe, të atillë çfarë i kemi parë në vitet ’50. Ndërsa sa i përket Kosovës, mendoj se çdo afërsi e vërtetë e Trump me Vladimir Putin, nuk është në favor të Kosovës, është tejet e rrezikshme dhe e pafavorshme për ne. Për shkak që Kosova ende është pjesë territoriale e Serbisë, negociatat janë proces i ndarjes nëse kjo do të ndodh ndonjëhere, por gjykuar nga marrëveshjet me të cilat janë pajtuar politika e Prishtinës administrative, mendoj se Kosova ka vazhduar të thellohet në xhepin e Serbisë. — Prandaj, vlerësoj së mashtrimet dhe gënjështrat se Kosova është shtet që janë lansuar që nga viti 2008 kur politikanët në Prishtinë kanë dështuar të ratifikojnë deklaratën e tyre për pavarësi nga Serbia, duhet ta shënojnë fundin e tyre dhe t’ju tregohet njerëzve se duhet të bashkohen dhe të veprojnë për ta bërë Kosovën shtet njëanshmërisht. Gënjeshtrat se Kosova është shtet, i ka bërë njerëzit që të ndalojnë të veprojnë për ta bërë Kosovën shtet, e pavërteta është e rrezikshme në fillim mund të duket e ëmbël, por tharmi del më vonë dhe mund të shkaktoj edhe vdekjen.

Urban FM: — Po-po, edhe unë e kam të njejtin shqetësim sepse dështuam e i hupëm 16 vite të pasluftës dhe nuk arritëm ta krijojmë këtë shtet, nuk kemi forcë, nuk kemi asnjë forcë mbrojtëse që baram nja 1 javë ditë ti kish nal ushtrinë serbe, është e njejta situatë si n’99-ën — si n’2016-ën, mrena 24 orëve na çojnë n’Stankovec. Vudi, n’kontinuitet të fushatës zgjedhore të SHBA-ve e kemi pas publikimin e emailave të zonjës Kllinton, pastaj akuzat për korrupsion, “cash for play” që ndërlidhet edhe me fondacionin e Bill Kllintonit [Clinton Foundation], po duket që ky fondacion i burrit të saj i shkaktoj shumë probleme zonjës Kllinton…. U akuzua se po merr lekë edhe nga vetë Arabia Saudite, apo jo….. ?

VX: — Në kohën kur zonja Klinton ka qenë sekretare e shtetit, derisa fondacioni Klinton ka marrë të paktën 50 milion dollar si donacion nga Arabia Saudite, zonja Klinton ka aprovuar marrëveshjet më të mëdha ndonjëhere të tregtise me armë për Arabinë Saudite në vlerë prej 115 bilion dollarëve amerikan. Dhe me mbi 20 shtete me një vlerë prej të paktën $165 bilion dollarë nga shumica prej të cilëve Clinton Foundation ka përfituar donacione si shpërlbim. Pastaj gjatë po kësaj kohe Fondacioni Klinton ka pranuar donacione deri në $500 milion dollar vetëm nga Katari. Sidomos vendet si Algjeria, Kuwaiti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vlerësohet se kanë shkaktuar ngritjen në 80% të donacioneve për Fondacionin Klinton — pavarësisht pse departamenti shtetëror për të drejtat e njeriut për të këto shtete ka shprehur shqetësime të dokumentuara për abuzim të drejtave dhe lirive njerëzore në secilin prej shteteve nga ku fondacioni i burrit të saj President Bill Clinton – është financuar, kjo është një dëshmi tjetër në mesin e shumë dëshmive të panumërta se kjo ka qenë thellësisht një kandidate e korruptuar. Korrupsioni dhe kriminaliteti i saj ka shkuar aq larg me sauditët saqë menaxherja kryesore e fushatës parazgjedhore të zonjës Klinton Huma Abedin, është agjente e regjistruar e shërbimit të fshehtë të Arabisë Saudite, dhe edhe më keq, z. Abedin dyshohet për përfshirje në menaxhimin e financuesve të grupeve terroriste siç janë ISIS etj.., — dhe të njejtat para që e kanë financuar fushatën e Hillary Klinton janë të njejtat para që i kanë financuar formacionet terroriste si ISIS, dhe ajo e ka konfirmuar se është e vetëdijshme për këtë në një prej e-mailave të saj të publikuar në WikiLeaks. Pra, nga këto dëshmi e shohim se amerikanët nuk e kanë votuar Trump për shkak që ata doemos pajtohen me idetë e tij fashiste e raciste, problemi i tyre duket se ka qenë të zgjedhin Klinton e cila është blerë dhe punon për interesat Saudite, apo të zgjedhin Trump i cili thotë se do t’i shtypte terroristët pa u hamendur. Me fjalë të tjera amerikanët e votuan Trump në mendimet se Trump vërtetë do t’i mbaj premtimet për shkatërrimin e terrorizmit të sajuar dhe bashkëndërtuar nga Liberalët me Sauditët.

Urban FM: — ,…. Krejt këto u kuptuan nga e-mailat që u publikuan çduitërisht pak para zgjedhjeve dhe u tha se këto emaila po i shpërndajnë hakerat Rus, apo agentët e shërbimeve sekrete ruse, megjithatë një hetim tha se kjo nuk është e vërtetë.. kush i publikoi e-mailat e zonjës Kllinton?

VX: — Ajo është retorika e tyre propagandistike, ata gjithnjë akuzojnë Rusinë për dështimet e tyre, është thuajse një retorikë të cilën e kanë mësuar edhe politikanët tanë në Prishtinë, ata shpesh e akuzojnë Beogradin për kriminalitetin në Prishtinë i cili e nxiu jetën e secilit qytetarë në Kosovë, sidoqoftë ata nuk kanë asnjë dëshmi për akuzat ndaj WikiLeaks dhe kjo u konfirmua edhe nga hetimi zyrtarë i FBI-së, pastaj WikiLeaks nuk e ka shmangur botimin e materialeve të fshehta qeveritare edhe të Rusisë, por pse disa nga mediat Perëndimore kanë dështuar t’i kryesojnë titujt e publikimeve me ato dëshmi, mbase ata mund të përgjigjen më mirë… Ndryshe dokumentet janë të rrjedhura nga njerëz të mirë që janë punonjës në institucionet përkatëse dhe e shohin si mundësi të vetme nisjen për t’i zgjidhur problemet, duke i fishkëlluar shqetësimet e tyre nëpërmjet publikimit në një medium të besueshëm siç është WikiLeaks — të cilët më pas i shpërndajnë dëshmitë në kanalet e mediave globale dhe qasja në këto dokumente është e hapur për të gjithë. Është shumë rëndë të kujtojmë se tre prej zyrtarëve amerikanë që mendohet se kanë dërguar dokumente dëshmi për korrupsionin e kampit demokratik të Hillary Klinton – kanë vdekur në rrethana misterioze dhe kjo ka ndodhur vetëm disa ditë pasi ata i kanë dërguar dëshmitë korruptive të kampit të Hillary Klinton, të cilët e vodhën kandidaturën e Bernie Sanders. Pastaj, Klinton sigurisht që nuk do të mund të fitonte, pasi ajo është politikane e humbur e cila dështoi në garën kundrejt Presidentit Obama, rrjedhimisht nga qytetarët amerikanë të cilët jo vetëm se e kanë kuptuar kriminalitetin e saj me një CV të sterngarkuar kriminale, por ata nuk mund ta shihnin atë si një figurë të fuqishme politike pas humbjes së saj disa vite më herët. Klintonët dhe kampi i saj e vodhën kandidaturën e U.S. Senator Bernie Sanders, njeriu i cili ofronte zgjidhje, kishte një plan program të qartë se si do të zgjidheshin problemet me të cilat po përballej qytetari i thjeshtë amerikan.

Urban FM: — Kur po thu e kanë vjedhur fushatën e Sanders, kjo u dëshmua në e-mailat e rrjedhur ku shihet se edhe vetë kryesia t’themi kështu fuqia financiare e partisë demokratike – pastaj Hillari emnin e mbiemnin e qiknisë e ka “Rothman” dmth ni familje prej ktyne “Roçdajllave”; “Morganave” e, e… m’the e t’thashë.. n’atë aspekt Bernie Sanders nuk ka luftu dmth vetëm kundër Hillary Kllinton, por kundër krejt establishmentit..?

VX: — Ai ka luftuar kundër ‘establishmentit’ por me ide. Sanders ka ofruar zgjidhje edhe për ata, nuk ka ofruar një plan i cili do t’i shkatërronte ata, por një plan i cili do t’i përgjigjej interesave të të gjithë qytetarëve amerikanë, duke mos i lejuar ata që të fshehin fondet e tyre në “off-shore accounts” — që të ndërtojnë veprimtaritë e tyre ekonomike jashtë shtetit amerikan duke eksportuar mundësitë e vendeve të punës për një jetë më të mirë të qytetarëve amerikanë. Ta zëmë “Apple” është një kompani e cila besohet se i shkel të gjitha të drejtat e punonjësve në kampet e tyre të punës në Kinë. Ata këtë nuk do të guxonin ta bënin në SHBA. Rrjedhimisht meqë mund ta bëjnë në Kinë, i eksportojnë vendet e punës atje. Pra, këtu kemi të bëjmë me marrëveshje te keqe tregtare, një marrëveshje që favorizon vetëm korporatën dhe jo punonjësit. Kompanitë amerikane gëzojnë mbështetje dhe mbrojtje deri në ndërhyrje ushtarake nga taksat publike të financuara nga qytetarët amerikanë, por ato refuzojnë që ta ndajnë të mirën dhe të ofrojnë mundësi për të gjithë qytetarët amerikanë, dhe Sanders këtë donte ta rregullonte në mesin e shumë problemeve të shkaktuara nga politikanët e korruptuar. Dhe këtë temë të ndjeshme të drejtave të punëtorëve e ka prekur edhe Trump, derisa ai e kishte si një titull të retorikës së tij parazgjedhore e cila ndërmjet shkaktoi fitoren e tij, Sanders kishte një plan konkret se si të bëhej kjo.

Urban FM: — Mirë Vudi, se gati na shkoi koha, këto deklarata negative për zonjën Kllinton nuk jon bash t’ditura këtu te ne, sepse na si Kosovë, dhe shqiptarë kemi bajegi njifar dashurie për Kllintonët….

VX: — Ne duhet të kemi respekt dhe vlerësim pozitiv për veprimtaritë politike të shteteve të bashkuara të cilat kanë çuar vendin tonë një hap drejt lirisë që e kemi sot, të asaj që sot e kemi si administratë të pavarur në vendin tonë. Fakti që ata kanë bërë diçka në favorin tonë dikur, nuk dmth se ne nuk duhet t’i denoncojmë të bëmat e tyre të paligjshme që na rrezikojnë të gjithëve, ngase duke i folur të gjitha problemet që na shqetësojnë në mënyrë të hapur, ne i japim një mundësi debatit, dhe i japim mundësi njëri-tjetrit për të kuptuar dhe mësuar nga gabimet tona. Kështu e shpëtojmë njëri-tjetrin, kështu e ndihmojmë njëri-tjetrin. Unë kam dëgjuar pohime se komentet negative ose të papajtueshme në raport me politikën amerikane, janë të cilësuara si veprimtari “anti-amerikane”, por kjo nuk është e saktë, përkundrazi kjo është pro-amerikane, pasi duke hapur debat, duke i pranuar gabimet ne i japim një mundësi dhe mbështetje edhe vetë amerikës që të përparoj duke mos i përsëritur gabimet. Pra, interesi duhet të jetë i të gjithëve, jo vetëm i SHBA-ve apo vetëm i yni. Komentet e mia nuk janë pse unë dua të bëjë komente negative për zonjën Klinton, por është historia dhe veprimtaria e saj e stërngarkuar me kriminalitet e cila e bënë atë të duket kriminale, dhe për pasojë jodemokratike — dhe është e dënueshme me ligje ndërkombëtare dhe ato amerikane.

Urban FM: — Për fund Vudi, po i kthehemi Sirisë dhe Irakut, atje momentalisht është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë në Allepo dhe Mosul, dhe në këtë janë të përfshirë edhe Kurdët, është edhe Turqia. Pas gjithë ktij lamshi, a do të dalin kurdët me një shtet të tyre që do t’përfshinte territoret e tyre në Irak dhe në Siri, të cilat ata i kanë fitu me gjak tashmë në të dyja këto vende?

VX: — Ka gjasa të mëdha që kurdët të dalin me një shtet. Ky është interes i SHBA-ve për të krijuar një bazë të re në Lindje të Mesme për ta shmangur mundësinë e dëbimit nga Lindja, pasi ata nuk janë të besuar më nga Irakianët, duke qenë se çfar iu kishin thënë irakianëve se do të bënin pas pushtimit ata nuk e kanë bërë atë, në vend të mbështetjes së proceseve demokratike ata kanë luajtur djallëzisht duke krijuar formacione të reja ushtarake të llojit siç është ISIS etj.. Pastaj SHBA-të nuk qëndrojnë mirë as me Turqinë, që është një superfuqi që e lëkund stabilitetin e veprimtarisë amerikane në Lindje të Mesme. Tutje — Kurdët shtrihen edhe në një pjesë serioze të territorit të Republikës Islamike të Iranit, ku amerikanët mund të ndodh t’i përdorin kryengritësit kurdë për të filluar një injektim të një kryengritje të re në territorin Iranian, i cili shtet sipas gjeneralit Clark është cak pas Sirisë për t’u destabilizuar me qëllim të dobësimit pastaj pushtimit. Por a do të ndodh kjo apo/jo, mbetet të shihet pasi varet nga qasja e Trump.

Intervista u realizua më 18 Nëntor, 2018 nga Arientin Abdyli Ari në Radio Urban Fm, dhe u transmetua drejtpërdrejt në Rrokum TV.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/pranvera-arabe-ishte-perpjekja-e-perendimit-per-tu-zgjeruar-ne-territoret-e-lindjes-se-mesme-dhe-per-tu-ofruar-afer-rusise/ […]

Comments are closed.