Prapa vlerave demokratike fshihen arrogancat

14

Ferid Muhić

Prapa shumë ngjarjeve politike të cilët edhe sot kremtohen si”fitore të mëdha të vlerave demokratike” fshihen arrogancat dhe motivet e ulëta të aktorëve të saja kyç. Përkundër kësaj, ngjarjet politike në të cilat aksionet janë pikërisht vlerat demokratike të rangut më të lartë, më së shpeshti maskohen si konfrontimet margjinale rreth temave banale pragmatike. Rasti i Katarit i cili më shumë se dy muaj është top tema e opinionit politik botëror, paraqet gati ilustrimin e përsosur të këtij shembulli të dytë. Të gjitha diskutimet, vlerësimet, komentimet në të gjitha nivele nga të gjitha burimet, e reduktojnë këtë rast edhe në një debat për rolin e disa vendeve arabe në mbështetje të terrorizmit.

E gjitha me sa duket, ka filluar pasi që në fund të majit të këtij viti, qeveritarët e Katarit kanë publikuar se sajti i tyre zyrtar është hakuar, me ç’rast ka përcjelle komentimet të shpifura për Iranin dhe Izraelin. Nga kronologjia e ngjarjeve të cilët kryesisht janë të njohur të gjithëve të cilët përcjellin këtë rast, është e mjaftueshme të ndahen disa pika karakteristike të cilët kanë pasuar, e të cilët e arsyetojnë skepticizmin e përmbajtur në fjalën”me sa duket”.Të shurdhër për sqarimet e agjencionit shtetëror katarez për hakerim, pra duke injoruar edhe demantin zyrtar të përmbajtjes të cilët hakerët e kanë përcjell, fqinjët e Katarit në Gjirin Persik, urgjentisht kanë bllokuar mediat e Katarit dhe rrjetin satelitor Al Jazeera me seli në Dohë. Në të njëjtën kohë, kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, kanë futur sanksione dhe bllokadë Katarit, e në ultimatumin prej 13 kushteve, ishte edhe ajo e shuarjes së rrjetit satelitor Al Jazeera. Se ky reakcioni joproporcional i dirigjuar dhe selektiv që ishte u bë e qartë me ç’rast lideri i Partisë Liberale Demokratike Tim Farron dhe kreu i Laburistëve Jeremy Corbyn kanë paraqitur kërkesën Theresa May të publikojë raportet për rolin e Arabisë Saudite në financimin e terrorizmit, i cili u refuzua.

Se sulmi hakerik dhe presioni në Katar ka koinciduar me vizitën e presidentit të SHBA-ve Donald Trumpit në rajon, gjatë të cilës lufta kundër terrorizmit ishte njëra nga tema kyçe, ka treguar edhe emiri i Katarit Tamim bin Hama dal Thani, duke hedhë poshtë akuzat për mbështetje terrorizmit duke cekur: ”Motivet e kësaj fushate kundër Katarit janë mirë të njohura por neve do të luftojmë kundër shteteve dhe organizatave të cilët qëndrojnë prapa tyre për të mbrojt rolin udhëheqës të Katarit në rajon dhe në planin ndërkombëtare”. Në mesditë të 9 qershorit(Saktë në ora 12.24) shefi i State Departamentit Rex Tillerson ka dhënë deklaratë të matur duke bërë thirrje Katarit që të bind shtetet fqinje në shqetësimet e tyre të pabaza për gjoja mbështetje të grupeve terroriste, duke theksuar se “Emiri i Katarit ka ndërprerë mbështetjen financiare dhe i ka dëbuar elementet terroriste nga vendi i tij, edhe pse presim të bëjë diç më shumë “.

Në të njëjtën kohë Tillersoni ka kërkuar nga Arabia Saudite dhe aleatët të ndërpresin bllokadën e Katarit. Tre orë më pas, në Rise Garden në pres konferencën me presidentin e Rumanisë Klaus Iohannisin, Donald Trumoi ka dhënë një deklaratë e cila në mënyrë drastike ndryshonte nga formulimi i balancuar i Tillersonit, duke e përshkruar Katarin si”fiksues historik i terrorizmit në nivel bukur të lartë” duke e arsyetuar njëkohësisht bllokadën e Katarit nga ana e Arabisë Saudite dhe aleatët si”aksion i ashpër por i duhur”. Në ndërkohë, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni i kanë reduktuar nga 13 kushte në gjithsejtë 6, me ç’rast kanë hjekë dorë nga disa kushte kyçe, sikurse që ishin: ndërprerja e lidhjeve me Iranin,mbyllja e bazës ushtarake e Turqisë, dëbimi i personave të caktuar, pagesa e reparacionit për dëmet e shkaktuara nga politika e gjertanishme e udhëhequr e Katarit, si dhe kanë hjek dorë edhe nga kërkesa për mbylljen e Al Jazeerës. Abdullah al Muallimi, ambasadori i Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara ka relativizuar këtë tërheqje duke thënë:”Nëse mbyllja e Al Jazeerës është mënyra e vetme për të arritur qëllimin tonë, atëherë mirë. Por në rast se qëllimin tonë e arrijmë pa mbylljen e Al Jazeerës, edhe kjo është mirë”.

Ndërsa qëllimi për të cilin është fjala është pranimi i 6 parimeve të cilin al Mualimi konsideron se”Katari do t’i pranojë pa problem”, duke nënvizuar se nuk do të ketë kompromis rreth këtyre parimeve, por diskutimet dhe kompromiset janë të mundshme rreth konsultimeve të taktikës dhe instrumenteve për implementimin e obligimeve të dakorduara të Katarit. Katari ka mbet fuqishëm në mbrojtjen e qëndrimeve të veta, duke refuzuar të gjitha masat nga lista e ultimatumit prej 13 kërkesave të cilët e kërcënojnë sovranitetin e tij dhe shkelin drejtën ndërkombëtare. Në tërë këtë rast, duket se presionet e ndërmarra kundër Katarit, hapin një çështje thelbësore i cili paraqet themelin e botës së lirë dhe të drejtë, i cili në shkallë të gjerë, dukshëm është margjinalizuar gjatë dy dekadave të kaluara. Fjala është për barazinë si parim themelor në të cilin bazohet politika moderne ndërkombëtare dhe marrëdhëniet në mes shteteve. Për kët duhet folur me zë të plotë, ndërsa nuk flitet as me pëshpëritje.

Parimi i barazisë nënkupton ndryshimet komparative relevante parimore. Barazia është kualiteti, madhësia absolute dhe si e tillë transcedon ndryshimet kualitative në mes shteteve. Arsenali i tërësishëm i justifikimit të pasuksesshëm të prezantuar të shërbejnë si”argumente”, nga sulmi hakerik në sajtin qeveritar me të cilin ka filluar sulmi mbi Katarin, i cili është vepër penale evidente, nëpërmjet marrëdhënieve të Katarit me Iranin dhe Omanin, gjer te marrëdhënia kundrejt Vëllezërve Mysliman dhe Hezbollaut, demonstron mosrespektimin e parimit të barazisë dhe promovon epërsinë kuantitativ si kriterin kyç!

Por të gjithë njerëzit janë të barabartë, pasi që janë njerëz, dhe të gjitha shtetet janë të barabarta pasi që njerëzit nuk janë as zotëra e as dema. Marrëdhëniet e njerëzve, kjo do të thotë edhe marrëdhëniet e shteteve, duhet të jenë të vendosura në marrëdhëniet plotësisht të barabarta, marrëdhënieve reciproke. Pasaniku më i madh nuk është më shumë njeri se i vobekti i shkretë, njeriu më i fuqishëm nuk është më shumë njeri se njeriu më i dobët, njeriu i mençur nuk është më shumë njeri se njeriu pa kurrfarë arsimimi, njeriu i shëndoshë nuk është më shumë njeri se njeriu i sëmurë! Si rrjedhojë, numri i banorëve, kapitali financiar, potenciali ekonomik, zhvillimi teknologjik, fuqia ushtarake, nuk e bëjnë një shtet më shumë shtetërore, nuk ja japin rangun më të lartë në krahasim me cilin do shtet!

Të gjitha shtetet e botës së bashku, duke përfshirë edhe SHBA-të, e jo vetëm Bahrejnin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk janë shtete të rangut më të lartë se cili do shtet tjetër i botës, kështu që as prej Katarit! Sikurse të gjitha ndryshimet kuantitative, sado që të jenë të mëdha, nuk kapin kurrfarë drejte më të madhe njeriut personit, ashtu që nuk i japin të drejtë asnjë shteti në krahasim me shtetet tjera! Themeli i barazisë është respektimi pa kushte i sovranitetit të çdo shteti pa marr parasysh në madhësinë e saj, numrin e banorëve, potencialet e saja ekonomike dhe ndikimin e saj në skenën politike, ekonomike apo ushtarake!

Megjithatë jemi dëshmitar se marrëdhëniet ndërkombëtare më nuk janë të rregulluar në bazat e barazisë, por të jo barazisë. Parimet e barazisë të të gjitha kombeve dhe popujve të botës, edhe pse formalisht të integruar në korpusin e filozofisë në të cilin është e justifikuar Organizata e Kombeve të Bashkuara, de fakto është tërësisht e braktisur. Praktika ndërkombëtare politike sot bazohet në sugjestionet të cilët shkojnë në favor të jo barazisë, eksplicitisht ka theksuar personalisht vetë Vinston Çerçili, menjëherë pas themelimit të Kombeve të Bashkuara. Në memoaret e t’ia, Çerçili në mes tjerash ka thënë:” Makineria e tillë e konceptuar( në themelet e barazisë), të qeverisjes ndërkombëtare lehtë do të mund të mos arrijë sukses në qëllimet e saja. Idea ime është… që mendjet më të mëdha dhe shtetet më të fuqishme të udhëheqin këtë botë. Kjo do të thotë se, në rast se duhet të jenë të përfaqësuara të gjitha shtetet, të mëdha dhe të vogla, ato duhet të jenë të shkallëzuara. Spektakli i paralajmëruar nga Kombet e Bashkuara nuk është kurrgjë tjetër por vetëm theksimi mendjemadh për ndikimin e njëjtë të ndikimit dhe fuqisë, i cili nuk lidhje me faktet e vërteta.

Është i nevojshëm procesi i lobimit të mençur që të merret qeverisja mbi botën. Zëri i shtetit me një apo dy milion banor nuk mund të vendos e as të ndryshojë veprimin e shteteve më të fuqishme. Shtetet e vogla nuk kanë të drejtë të flasin në emër të tërë civilizimit njerëzor. Ato duhet të pranojnë rangun e tyre intim të ultë. Botën duhet të udhëheqin liderët, gjeografikisht të grupeve të shteteve të formuara më të fuqishme.” E para, idea se një apo më shumë shtete mund të udhëheqin botën, moralisht është shumë ofenduese , ndërsa juridikisht diskriminuese! E dyta, në rast se shtete e vogla nuk kanë të drejtë të flasin në emër të tërë botës, këtë të drejtë nuk e kanë as shtetet e mëdha, këtë të drejtë nuk e ka asnjë shtet! Por kjo nuk do të thotë se nuk kanë të drejtë të flasin në emër të vet!

Edhe pse të gjithë do të pajtohen se asnjë njeri nuk duhet të pranojë rangun e vet më të ultë në krahasim me cilin do njeri në botë, shtetet e vogla janë detyruar të pranojnë rangun e vet më të ultë si fakt notor. Edhe nëse nuk është harruar si nocion, parimi i barazisë edhe sot është i braktisur tërësisht si praktikë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Rasti i Katarit” kalon kornizat lokale apo rajonale të kontestit gjeostrategjik dhe si i tillë është bërë model i krizës së politikës botërore e udhëhequr në themelet e filozofisë së jo barazisë e cila është bërë modus i sjelljes qeverisëse në botë. Qëndrimi i vendosur i popullit të Katarit dhe qeverisë që të mbrojnë pa kompromis integritetin( e kjo do të thotë edhe njerëzor) nacionale, na kthen shpresën se vetëdijesimi për vlerat thelbësore , si ideal më i lartë i bashkësisë njerëzore dhe botës të jenë të ripërtërira dhe të zëvendësojnë politikën e hegjemonizmit, majorizimit dhe pabarazisë.

Burimi : Al Jazeera/ ML

Loading...