Një deklaratë surprizuese është ajo e Erdogan, teksa ka takuar presidentin Nishani. Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me homologun e tij, Erdogan e ka cilësuar Shqipërinë si një vend kyç për stabilitetin në Ballkan.

Por, “surpriza” erdhi kur ai filloi të fliste për fëmijërinë e tij.

“Në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pasur shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, tha presidenti Erdogan, shkruan haberturk.com.

Presidenti turk përmendi edhe investimet turke në Shqipëri, për të cilat tha se kapin shifrën mbi 3 miliardë euro.

“Falënderojmë presidentin Nishani për përkrahjen e tij në luftën kundër FETO-s”, shtoi Erdogan teksa theksoi se shteti turk do të bëjë çdo gjë që është e mundur për mbrojtjen e Shqipërisë dhe se do të shtohen investimet në sistemin e arsimit.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 44181 additional Info on that Topic: epavarura.com/presidenti-erdogan-jam-rritur-ne-duart-e-nje-nene-shqiptare/ […]

Comments are closed.