BOTA

Presidenti i Palestinës bisedë telefonike me kryeministrin britanik

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, mbrëmë vonë ka realizuar një bisedë telefonike me kryeministrin e ri të Britanisë, Boris Johnson, për zhvillimet e fundit dhe marrëdhëniet bilaterale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bisedimet erdhën pasi ministri izraelit i Sigurisë Publike, Gilad Erdan, bëri thirrje për ndryshimin e “status quo” të Xhamisë Al-Aksa në Kuds, ku kërkon që të lejohen hebrenjtë të mbajnë rituale fetare, gjë që u dënua nga presidenca palestineze.

Siç njofton agjensia palestineze e lajmeve WAFA, Johnson përsëriti angazhimin e vendit të tij për zgjidhjen me dy-shtete dhe dënoi politikën e Izraelit për prishjen e shtëpive si një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Abbas përshëndeti mbështetjen e Johnson-it për një zgjidhje me dy-shtete, duke shprehur gatishmërinë për të ecur përpara në arritjen e paqes në përputhje me rezolutat e OKB-së.

Sipas agjencisë WAFA, udhëheqësi ualestinez gjithashtu falënderoi Britaninë për mbështetjen që ajo jep për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA)./ AA

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com