Presidentja kroate, vendi i së cilës u shpall nënkampione bote në Rusi, Kolinda Grabar-Kitaroviç,nuk ka harruar që ta përmendë sërish faktin se gjatë luftës me serbët në ‘92-’93, shqiptarët u rreshtuan krah tyre.
“Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë”, tha znj. Kitaroviç gjatë një fjalimi në parlamentin shqiptare në kuadër të një vizite dyditore në Shqipëri.
Politikës shqiptare ajo i ka përcjellë një apel, atë ku ajo ka dhe pikën e vet më të dobët; bashkim. Kjo sipas saj, për hir të integrimit dhe posaçërisht hapjes së negociatave pas një viti.
“Për këtë arsye në vitin që vjen është mjaft e rëndësishme të sigruohet një bashkim kombëtar për çështjet strategjike me qëllim që të ruhet motivimi për reformat”, tha gruaja që vjen nga vendi ky rezultati në gjuetinë e “peshqeve të mëdhenj” i futi në Europë; arrestimi dhe burgosja e ish-kryeministrit Sanader. // 
 
 
 

3 COMMENTS

Comments are closed.