Pentagoni ka pretenduar se dërgimi i forcave në Siri është trajnimi i komandantëve ushtarakë për tu përballur me ISIS.

Piter Kuk zëdhënës i Pentagonit ka thënë se dërgimi i trupave amerikane në fazën e dytë do të jetë me qëllim trajnimin e komandantëve ushtarakë dhe forcimin e forcave ushtarake në përballje me ISIS. Ai lidhur me programin e pentagonit për dërgimin e njësitit të dytë të trupave ushtarake në Siri shtoi se dërgimi i këtyre trupave për nga objektivi ndryshon me njësitin e parë pasi ata kanë program të caktuar për të trajnuar komandantët ushtarakë që të përballen me grupin ISIS. Ai trajnimin e forcave që aktualisht po luftojnë ISIS, e quajti më me efikasitet sesa dërgimin e forcave për luftë direkte me grupet terroriste.

3 COMMENTS

Comments are closed.