Një prezantuese e BBC ka sjellë në jetë djalin e saj vetëm disa minuta pasi dha lajmet live në TV.

Victoria Fritz, e cila lexon lajmet e biznesit në rubrikën “BBC Breakfast”, po diskutonte figurat e fundit të easyJet në emisionin e mëngjesit këtë të martë.

Por duket se spikerja kishte lajme më të rëndësishme kur i shpërthyen ujërat pak momente pasi u largua nga studio e Salford në Manchester, tre javë para datës së lindjes.

Për shkak se bashkëshorti i Victoria, Dan, kishte ngecur në trafik, kolegia Sally Nugent qëndroi në spital me të.

Pasi solli në jetë vogëlushin e saj në Spitalin St Mary, Fritz falenderoi përmes një statusi në Twitter stafin e BBC duke e përshkruar si një “punë në skuadër e BBC Breakfast”.

3a6fe3af00000578-3941430-image-m-2_1479304471258 3a6fd94c00000578-3941430-image-m-58_1479292622894 3a6ffaa800000578-3941430-image-m-90_1479294011390 3a6fe52a00000578-3941430-image-a-91_1479294017079 3a6fd95c00000578-3941430-image-m-56_1479292500357

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 71681 additional Information on that Topic: epavarura.com/prezantueses-se-bbc-plasin-ujerat-pas-transmentimit-live/ […]

Comments are closed.