Princi saudit, Alwaleed Bin Talal, ka bërë thirrje publike që gratë të lejohen të ngasin automjete në mbretërinë konservatore.

Prini e bëri këtë thirrje përmes një postimi në Twitter, në gjuhën arabe dhe angleze..

Ai shkroi: “Ndaleni debatin: Është koha që gratë të ngasin.”

Princi Alwaleed nuk mban ndonjë post politik qeverinë saudite. Por, princi miliarder e udhëheq kompaninë investuese me bazë në Riad “Kingdom Holding Company”, e cila mban aksione në disa kompanie perëndimore, përfshirë në Twitter.

Arabia Saudite ndjek një interpretim tejet kontrovers të Islamit. Është vendi i vetëm në botë që nuk i lejon gratë të vozisin.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 28788 more Info to that Topic: epavarura.com/princi-saudit-mjaft-lejoni-grate-te-ngasin-automjete/ […]

Comments are closed.