Një qen slite është vrarë në të njëjtin strehë kafshësh në Kanada ku u filmua video e adhurueshme në të cilën një ari polar përkëdhelte krijesën, ka konfirmuar pronari.

Video virale tregonte një ari gjigant duke prekur qenin në kokë e duke treguar afeksion ndaj tij në rezervuarin e qenve “Mile 5 Dog “ në Churchill,Manitoba.

Por pas raportimit të hidhur, duket se miqësia e veçante mes grabitqarit dhe qenit është prishur.

Oficerët e ruajtjes dhe mbikqyrjes së kafshëve u thirrën  për të hequr tre arinj polar nga streha pas ngjarjes, sipas CBC.

“Nuk më shkoi në mend që do ndodhte një gjë e tillë.Ariu po sillej si të ishte miku i tij,” tha për CBC David De Meulles, vizitori që regjistoi klipin.

3a7e8f3600000578-3947730-image-a-20_1479428517963 3a7e8f3200000578-3947730-image-m-21_1479428525446

6 COMMENTS

Comments are closed.