Situatat stresante janë pjesë e ditës së gjithësecilit prej nesh dhe si i menaxhon një njeri si menaxhon një tjetër ! Problematike është kur stresi të kthehet në një gjendje kronike dhe nuk arrihet të kontrollohet duke ndikur në aktivitetin e trurit ! Shenjat e mëposhtme paralajmërojnë jo vetëm nivelin e lartë të stresit, por që ky i fundit po shndërrohet në kronik.

 

1. Harresa
Sipas studiuesit të Stanford Robert M. Sapolsky, stresi i tepërt shkakton prodhimin e tepërt të të glukokortikoidev, përbërje kimike që konsumojnë hipokampin e trurit tuaj, përgjegjës për formimin e kujtimeve të reja.

 

2 – Dhimbje koke
Hormonet qe shkaktojnë stresin, janë ato që kontraktojnë dhe muskujt ! Ndjesia e një qafe dhe koke të rënduar, tensioni dhe rritja e qarkullimit të gjakut shoqërohet gjithashtu me simptoma si: vështirësi për të fjetur, nervozizën dhe ndjeshmëri e lartë. Kjo gjendje barazvlerësohet me stresin kronik.

 

3 – Problemet me tretjen
Stresi mund të shkaktojë spazma në aparatin tretës duke filluar nga ezofagu deri në stomakun tuaj. Mund të rrisë acidin në stomak duke shkaktuar dispepsi ose mund të kontrakotjë muret e zorrës së trashë duke shkaktuar diarre apo kapsllëk.

 

4 – Ndryshime te pashpjegueshme të peshës
Disa njerëz mund të humbasin ose të fitojnë peshë me shpejtësi kur përjetojnë situata stresante. Kjo ndodh për shkakt të çrregullimeve hormonale (rritjes së adrenalinës dhe kortizolit).

 

5 – Sëmureni më shpesh dhe më lehtë
Kjo ndodh për shkak të mënyrës sesi stresi kronik ndikon në sistemin tuaj imunitar. Stresi kronik gjithashtu e bën më të vështirë komunikimin midis proteinave të trupit me qelizat immune .

 

6 – Humbja e flokeve
Stresi kronik përshpejton dhe zgjat porcesin e rënies së flokëve . Kjo zakonisht ndodh për shkak të rritjes së hormoneve që lidhen me stresin.

 

7 – Problemet e lëkurës
Stresi kronik mund të përkeqësojë gjithashtu sëmundjet e lëkurës si eczema , psoriasis etj.
Duke qenë se stresi rrit çlirimin e kimikateve në trup, lëkura bëhet më e ndjeshme.

4 COMMENTS

Comments are closed.