Freskuesit e ajrit përmbajnë aromë me bazë kimikatesh të cilin ju mund ta zëvëndësoni me ujë dhe Vajra esencialë.

Pesticidet

Pesticidet mund të gjenden kudo tashmë: në shtëpi, në ambientin që na rrethon, në ushqim dhe në pije. Mënyra më e mirë për të shmangur pesticidet është që blini gjithçka me bazë organike, duke nisur nga ushqimi, veshjet tuaja dhe të fëmijëve, ose të përdorni uthull apo sodë për të pastruar frutat dhe perimet.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara përmbajnë shumë acid fosforik që shkakton hipoalcemi tek fëmijët. Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, konsumi i këtyre pijeve mund të shkaktojë kancer, obezitet, diabet, por edhe mund të shkaktojë një pubertet më të hershëm tek vajzat. Pijet e gazuara përmbajnë një sërë ëmbëlsuesish artificialë, sheqerna, aspartame dhe përbërës të tjerë të dëmshëm.

ëmbëlsuesit artificialë

ëmbëlsuesit artificialë mund të gjenden tek disa ushqime dhe shkaktojnë sëmundjet e zemrës, diabet, tension të lartë të gjakut dhe goditje në tru. ëmbëlsuesit artificialë stimulojnë oreksin, rrisin dëshirën për karbohidrate dhe shkaktojnë çrregullime të metabolizmit. Studiuesit në Universitetin e Jeil zbuluan një lidhje të fortë mes obezitetit tek fëmijët dhe konsumit të ëmbëlsuesve artificialë. Shishet dhe enët plastike të ushqimit Një studim Gjerman nxorri në pah se disa kimikate që gjenden në shishet plastike të ujit të 18 markave të ndryshme Evropiane ndërhynin në sistemin e hormoneve dhe shkaktonin difekte në lindje, çrregullime kardiovaskulare, çrregullime me metabolizmin dhe probleme të tjera me zhvillimin. Përbërës të tjerë të enëve plastike të ushqimit dhe shisheve plastike janë : bisphenol-A (BPA) dhe bisphenol-S (BPS), të cilat pengojnë zhvillimin e trurit. Ju duhet të përdorni gjithnjë enë qelqi për ushqimet tuaja.

Vitaminat e shpejta

Vitaminat e shpejta që përtypen lehtë nga fëmijët, blihen nga prindërit si një mënyrë më e mirë për t’u dhënë fëmijëve vitaminat për të cilat kanë nevojë. Por në këto vitamina gjenden shpesh shumë elementë të rrezikshëm që përbëjnë një kërcënim për fëmijët.

Lodrat

Lodrat e fëmijëve përmbajnë shumë elementë të rrezikshëm. Disa prej kompanive më në zë të prodhimit të lodrave në botë përdorin material toksike siç është formaldehyde. Klikoni këtu për më tepër informacion mbi lodrat e rrezikshme në Shqipëri.

1 COMMENT

Comments are closed.