Pjesa më e madhe e vëzhguesve e kishin parashikuar gabim humbjen e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Por, është një profesor amerikane historie, i quajtur Allan Lichtman, ai i cili parashikoi të kundërtën.

Ai ka krijuar një “sistem” të votave amerikane ku ka parashikuar rezultatet bazuar në atë që ai e quan “çelësat”, duke studiuar në tërësi zgjedhjet presidenciale që nga viti 1960 deri në vitin 1980. Metoda e tij duket e sigurt dhe ai nuk ka gabuar.

Por sot, ai bën një parashikim tjetër për Trump, jo aq shpresëdhënës për të.

Ai deklaron se Presidenti Trump do të shkarkohet nga detyra dhe do të jetë vetë ai që do ta çojë veten deri në këtë pikë.

Jam shumë i sigurtë se Trump do të shkaktojë vetë arsyet që mund të çojnë në nisjen e procedurave të shkarkimit të tij. Ndoshta mund të vendosë në rrezik sigurinë kombëtare, ose mund të favorizojë veten ekonomikisht”, thotë profesori Allan Lichtman.

“Republikanët nuk e duan Trump-in si President, sepse ata nuk mund ta kontrollojnë atë. Ai është i paparashikueshëm”, thotë profesori. Sipas tij, drejtuesit e partisë preferojnë Mike Pence, aktualisht zv/President, si një njeri “paqësor” dhe i “kontrollueshëm”.

Protestat në Shtetet e Bashkuara po vijojnë kundër Presidentit të ri, dhe ato nuk po ‘zbuten”, çka do të thotë se janë të paguara, pasi zakonisht protestat shkojnë drejt rënies.

Heqja e një Presidenti është parashikuar edhe nga Kushtetuta Amerikane e vitit vitit 1787. Kështu, në nenin II dhe Neni 4 parashikon se “Presidenti, apo zëvendëspresidenti dhe të gjithë mbajtësit e detyrës publike në SHBA mund të largohen nga detyra nëse, ka një akuzë të sjellë nga Dhoma, është provuar se është fajtor për tradhti, për korrupsion apo krime të tjera të rënda”.

Për të nisur procedurat e shkarkimit, është e nevojshme që dy të tretat e senatorëve të votojnë në favor.

4 COMMENTS

Comments are closed.