Pedagogu dhe publicisti i njohur,Përparim Kabo, ka kryer analizat e ujit në shtëpinë e tij. Por pamja e gotave të mbushura me ujin e çezmës kanë tronditur atë dhe të gjithë ndjekësit e tij në Facebook.

Pas analizave, uji rezultoi me metale dhe më një ngjyrë të frikshme dhe përbërës që na vrasin çdo ditë pa kuptuar.

Statusi i plotë i tij:

Nuk mund të heshtet…uji është jeta, edhe trupi njeriut në pjesën më të madhe është ujë, dhe fëmija nuk rritet nëse nuk pi ujë. Deri tani kemi dëgjuar se kur do të vij uji në rubinet një histori sa poshtëruese aq edhe torturuese. Pa ujë nuk ka higjienë, nuk ka pastërti dhe nuk ka shëndet publik. Flitet për prijoritetet dhe shohim sheshe dhe udhëkëmbësore me gurë të bardhë dhe zbukurime urbane në qendra qytetesh. Pa i fyer këto punë, them po uji, uji kur do të jetë me njeriun dhe për njeriun?! Sot dua të ngre një shqetësim tjetër. Pas një telefonate rekomanduar nga zonja Tinka Kurti në orën e caktuar mbriti në shtëpinë time një djalë me një paisje për të matur cilësinë e ujit. Flitet për një studim që bëhet nga një kompani e huaj,…mbase! Pas analizave uji në rubinet rezultoi me metale, dhe pas analizave dhe zbërthimit krijoi të gjitha ngjyrat e frikëshme që tregon se kishte të gjitha ata përbërës që na vrasin çdo ditë. Ndaj nuk mund të heshtim. Lypset një oponencë civile. Zoti Kryetar i Bashkisë në Tiranë ku unë banoj, bashkë më përpjekjen për furnizim me ujë të pishëm 24 orë për të cilin zotim ju jeni përbetuar, ju lutem shikoni cilësinë e ujit. Hepatiti është më i vogli dëm. Metalet e rënda vrasin në mënyrë të tmerrshme me patologji kanserogjene. Përpara se të flasim për një vend me orientim europian, të bejmë një vend normal që pi ujë që nuk vret!. Të nderuar miq ju ftoj që gjithsecili nga ju ta provoni ujin tuaj në shtëpi dhe do të shihni se sa të rrezikuar jemi…përditë nga pak si pa e kuptuar. Nuk pihet, nuk mund të gatuhet me të, nuk mund të lahen rrobat me të, nuk mund të lahen dhëmbët me të…Vigjilienca qytetare mund të ndryshojë situatën hap pas hapi. Nuk mund të heshtet më …Duhen instaluar filtra në tubat magjistral që bëjnë furnizmin me ujë të pijshëm, ky është një detyrim publik. E ftoj Këshillin Bashkiak në Bashkinë e Tiranës ta marri në konsideratë. Pkabo 25 gusht 2016.

7 COMMENTS

Comments are closed.