Qeveria kineze synon të rindërtojë Rrugën e mëndafshit që do të lidhë Azinë Qendrore me Europën. Për këtë qëllim do të ndërtohen autostrada, linja hekurudhore, gypa të naftës dhe gazit etj.

Revista gjermane Spiegel, këtë projekt gjigand të Kinës e cilëson si një përpjekje të Pekinit për të pushtuar botën. Presidenti kinez prej kohësh e përmend rindërtimin e Rrugës së mëndafshit në gjurmët e rrugës së vjetër të mëndafshit që ishte rruga më e madhe tregtare e botës. Në këtë projekt madhor do të marrin pjesë 60 shtete, pra gjysma e popullsisë së botës. Aktualisht Pekini ka bërë gati 40 miliardë $ për realizimin e këtij projekti. Ky fond do të shpenzohet për ndërtimin e autostradave, linjave hekurudhore, tubacioneve të naftës dhe gazit dhe të porteve nga Lituania në kepin e Afrikës, nga Sri Lanka në Izrael dhe nga Pakistani në Iran. Gjithashtu do të ndërtohen edhe dy linja hekurudhore nga Shan Zhu në Hamburg dhe nga Chung Ging në Duisburg.

Por cili është qëllimi kryesor i ringjalljes së Rrugës së mëndafshit? Vallë krerët e Pekinit duan të lidhin fqinjët e afër e të largët dhe të afrojnë më shumë botën? Mos Vallë kompanitë kineze kanë nevojë për globalizimin për të vënë në lëvizje ekonominë kineze që ka mbetur statike dhe të gjejnë rrugë të reja eksporti për mallrat e tyre si dhe të garantojnë rrugët e importit të naftës? Ndoshta Pekini përpiqet të thyejë sundimin politik të perëndimit dhe ka në program pushtimin e botës?

5 COMMENTS

Comments are closed.