Policia në Florida ka marrë në pyetje një person pas sulmit me armë në aeroportin Fort Lauderdale ku mbetën të vrarë 5 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.

I dyshuari është identifikuar nga policia si 26-vjeçari Esteban Santiago, një ish ushtar dhe veteran i luftës në Irak.

Zyrtarët thonë se nuk kanë përjashtuar terrorizmin si një motiv të mundshëm, të këtij sulmi me armë zjarri. Por, gjithashtu mediat amerikane pretendojnë se personi mund të ketë pasur probleme mendore.

Mediat thonë se ai përpara se të kryente sulmin ka bërtitur: “Unë jam i kontrolluar nga CIA”

Sulmuesi hapi zjarr në zonën e kerkesës së bagazheve të terminalit 2, ku pasagjerët ishin mbledhur për të bagazhet. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thanë se personi qëllonte me armë duke ecur, ndërkohë që personat tentonin të fshiheshin.

Projekti MKULTRA, programi i CIA-s për kontrollin e mendjes (me LSD)

Projekti MKULTRA, ose MK-ULTRA ishte emri i koduar për një program kërkimor të CIA-s për kontrollin e mendjes, i udhëhequr nga Zyra e Inteligjencës Shkencore që filloi në fillimin e viteve pesëdhjetë dhe vazhdoi të paktën deri në fund të viteve gjashtëdhjetë. Ka shumë prova edhe të botuara, që në projekt janë përdorur shumë lloje drogërash, ashtu sikurse dhe metodologji të tjera, për të manipuluar gjendjen mendore të individëve si dhe për të ndryshuar funksionet e trurit.

Eksperimentet përfshinin përdorimin e LSD tek nëpunës të CIA-s, personel ushtarak, doktorë dhe agjentë të tjerë qeveritarë, tek pacientë të sëmurë mendërisht, si dhe pjesëtarë të publikut, me qëllim që të studioheshin reagimet e tyre.

LSD dhe drogërat e tjera u përdorën pa dijeninë dhe miratimin e informuar të këtyre njerëzve, një shkelje kjo e Kodit të Nyrenbergut, që SHBA e miratoi pas Luftës së Dytë Botërore. Përpjekjet për “rekrutimin” e njerëzve që pranonin të bëheshin pjesë e eksperimentit ishin shpesh herë të paligjshme. Në operacionin Kulmi i Mesnatës, CIA krijoi disa bordello për të bërë një përzgjedhje të njerëzve që më pas do të ishin shumë të sikletosur dhe do të kishin frikë të flisnin për këto ngjarje nga frika e shantazhimit. Më pas, këtyre iu dha nga një dozë LSD dhe bordellot u pajisën me pasqyra. “Seancat” u filmuan dhe u morën për t’u këqyrur dhe studiuar më vonë. Në vitin 1973, Drejtori i CIA-s Richard Helms urdhëroi shkatërrimin e të gjithë dosjeve të MKULTRA. Pas këtij urdhëri, dokumentat e CIA që lidheshin me projektin u shkatërruan, gjë që e ka bërë praktikisht të pamundur një investigim të plotë të projektit MKULTRA.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: epavarura.com/projekti-mkultra-programi-cia-s-per-kontrollin-e-mendjes-lsd-sulmi-ne-florida-autori-tha-une-jam-kontrolluar-nga-cia/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/projekti-mkultra-programi-cia-s-per-kontrollin-e-mendjes-lsd-sulmi-ne-florida-autori-tha-une-jam-kontrolluar-nga-cia/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 39611 additional Info to that Topic: epavarura.com/projekti-mkultra-programi-cia-s-per-kontrollin-e-mendjes-lsd-sulmi-ne-florida-autori-tha-une-jam-kontrolluar-nga-cia/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/projekti-mkultra-programi-cia-s-per-kontrollin-e-mendjes-lsd-sulmi-ne-florida-autori-tha-une-jam-kontrolluar-nga-cia/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/projekti-mkultra-programi-cia-s-per-kontrollin-e-mendjes-lsd-sulmi-ne-florida-autori-tha-une-jam-kontrolluar-nga-cia/ […]

Comments are closed.