Marrëveshja e tregtisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian po kundërshtohet ashpër nga shumë vende të unionit.

Dje në mbrëmje, rreth 320 mijë njerëz kanë protestuar në qytete të ndryshme të Gjermanisë, Austrisë dhe Suedisë. Ata mendojnë se kjo marrëveshje do të fuqizojë vendet e mëdha në kurriz të konsumatorëve dhe punëtorëve. Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në qytete të ndryshme të Gjermanisë kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas protestuesve, marrëveshja e Investimeve të partneritetit Transatlantik do të ulë standardet e ushqimit në Europë, mbrojtjen e mjedisit dhe do të ulë numrin e vendeve të punës. Demostruesit protestojnë gjithashtu kundër një tjetër marrëveshje të ngjashme me Kanadanë. Protestat janë shtrirë edhe në qytete të tjera europiane, si në Vjenë dhe Salzburg të Austrisë, e Gothenburg dhe Stokholm të Suedisë.

Gjermanët shprehen të zemëruar që anëtarët e parlamentit të tyre janë hermetikë në lidhje me këtë marrëveshje, duke mos informuar popullin në lidhje me detajet e marrëveshjes së tregtisë transatlantike. Kritikët dhe kundërshtarët e marrëveshjes së tregtisë së lirë mes BE dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur shumë që prej vitit të kaluar, pasi ata mendojnë se ky pakt do të rrisë fuqinë e vendeve të mëdha në kurriz të konsumatorëve dhe punëtorëve, duke vendosur Gjykatat e Arbitrazhit për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes kompanive dhe qeverive.

3 COMMENTS

Comments are closed.