Në Londër janë organizuar protesta të lëvizjes një milion maska.

Protesta është organizuar kundër sistemit kapitalist, kundër korrupsionit financiar dhe kundër masave të kursimit ekonomik të ndërmarra nga qeveria angleze. Për ruajtjen e sigurisë ishin të pranishëm mbi 2 mijë forca të policisë të cilët kanë rrethuar sheshin Traflagar të Londrës. Në këto protesta policia angleze arrestoi të paktën 47 protestues nën akuzën e prishjes së rendit publik. Protestat e lëvizjes një milion maska kanë filluar prej vitit 2015 dhe në atë kohë këto protesta përfunduan me përleshje mes protestuesve dhe policisë ku për pasojë 4 policë u plagosën dhe 50 protestues u arrestuan.

5 COMMENTS

Comments are closed.