Mosmarrja e pagave për disa muaj ka shkaktuar protestën e punëtorëve në Mekë të Arabisë Saudite.

Shumë kompani saudite nuk kanë paguar pagat e punëtorëve dhe kjo është bërë shkak për një protestë të gjerë të punëtorëve në Mekë, ku ata kanë djegur disa autobusë. Mediat saudite njoftuan se nga këto veprime askush nuk është dëmtuar. Gjatë protestës, punëtorët kanë thyer edhe xhamat e makinave në shenjë proteste ndaj politikave ekonomike të regjimit Al Saud. Rënia e çmimit të naftës, përkrahja për grupet terroriste dhe kostoja e agresionit kundër Jemenit janë bërë shkak që regjimi Al Saud të përballet me një deficit buxhetor prej 97 miliardë $ dhe për herë të parë në 25 vitet e fundit është detyruar të marrë një kredi 10 miliardë $ nga bankat e huaja.

4 COMMENTS

Comments are closed.