Dhjetëra njerëz u mblodhën për të protestuar para Bashkisë së Tiranës kundër shfrytëzimit të fëmijëve në landfillin e Sharrës, ku gjeti vdekjen 17 –vjeçari Ardit Gjoklaj. Protestës iu bashkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të cilët thanë se milionat që fitoheshin në landfill nga shfrytëzimi çnjerëzor i fëmijëve shkonin në xhepat e Veliajt dhe Ramës, nëpërmjet kryetarit të PS –së së Peqinit, Edurim Teqja, administrator i kompanisë së diferencimit të mbetjeve.

Në protestë ishte edhe vëllai i 17 –vjeçarit të vrarë. Ai iu drejtua me një mesazh drejtësisë dhe kryebashkiakut Veliaj.

“Jam Ardian Gjoklaj. Dua drejtësinë e vëllait tim. Kam punuar edhe unë 2 muaj në Sharrë. Puna ishte pa siguracion, pa veshje të posaçme, pa maska, pa asnjë lloj mjeti mbrojtjës. Vëllanë tim e kanë masakru dhe kanë fsheh trupin. Unë dua drejtësi”, tha ia i përlotur.

Xhaxhai i viktimës iu drejtua gjithashtu Erion Veliajt.

“I bëj thirrje qytetarit të parë të Tiranës, si familjar, si kryebashkiak se na kanë vrarë 5-fish. Vranë djalin dhe mbuluan krimin. Të bëjë gjithë letrat, të zbardhet çështje, të mos përgënjeshtrohet vdekja e Arditit në landfill. Unë nuk them të bllokohet puna atje, se ishte fatkeqësia jonë, por të merren masa. Erion Velisë i bëj thirrje të vijë tek shtëpia jonë siç kanë ardhur 2 mijë qytetarë për ngushëllim. Të mos mohohet krimi, se 5 orë kam lëviz unë me përgjegjësin e turnit në landfill duke kërkuar për trupin e nipit. Edhe fadromisti që ka kryer aksidentin, të gjithë të vijnë të pijnë kafe, jo me e mbulu këtë krim të rëndë”, u shpreh i prekur Fran Gjoklaj.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 49555 additional Info on that Topic: epavarura.com/proteste-para-bashkise-se-tiranes-mesazhi-vellait-te-ardit-gjoklajt-per-erion-veliajn/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Info to that Topic: epavarura.com/proteste-para-bashkise-se-tiranes-mesazhi-vellait-te-ardit-gjoklajt-per-erion-veliajn/ […]

Comments are closed.