I nderuar Presidenti Trump.
Jam shumë i nderuar t’iu uroj për fitoren tuaj plebishitare dhe përfitoj nga rasti të përgënjeshtroj ato që ju kanë thënë për mua.
E di që keni informacione që ju kam sharë, por ti e ke parasysh se një herë në sa kohë që vijmë në Amerikë, edhe ndonjë gotë e pimë edhe ndonjë cigare të dredhur e tymosim dhe duke llogaritur që ishte korrik dhe dielli të bie në kokë, edhe pordhës ja fusim.
Por të lutem më mirëkupto, se ne jemi të dy njësoj, vijmë nga arti dhe bëjmë edhe politikë.
Të uroj suksese,
Meqë jam në Nju Jork për të hapur një ekspozitë me piktura, doja të takoja dhe të tregoja një barcaletë se i kam shumë të lezetshme, por e di që ke punë. Për çdo rast, po t’u mbush mendja, blije ndonjë pikturë timen. 600 dollarë copa janë dhe ti nuk e ke problem.
Yti me besë,
Edi Rama

I nderuar koleg.
Tani, me thënë të drejtën tamam kolegë nuk jemi, por sikur të ishte sistemi kur ka qënë Haxhi Lleshi kryetar presidiumi, i binte që unë të isha i pari i vendit. I pari tamam tamam jo se edhe Haxhiu kot ishte, edhe unë siç po vinë punët kot jam. Nejse që mos të zgjatem se nuk do më kuptosh, por më bëri përshtypje o flori si u zgjodhe president pa paguat asnjë kacidhe nga xhepi. I fortë je. Për këtë bëj një libër ti se të betohem që 50 mijë kopje i ke të shitura tek anëtarët e partisë time.
Suksese dhe merre shtruar këtë punë dhe jo me nerva si e ke nisur.
Ilir Meta

Donald,
Me thënë të drejtën më ke pëlqye shumë. Kur flisje ti nëpër mitingje, më kujtoje veten time. Unë thashë se ju ka ikur koha mitingashëve, se bota është bërë më paqësore dhe e kulturuar, por ju qenkeni bërë si ne kur u zgjidhëm nga zinxhiri. Prandaj këtë të enjte ju sula atyre komunistëve në parlament dhe i shava me ça ju mbante pragu. Rrinin si muti. Kështu vazhdo shoku im. Ti në Amerikë dhe unë në Evropë, do ta bëjmë terbiet këtë planet.
sb

I dashur xhaxhi Donald.
Unë që po të shkruaj jam një djalkë nga fshatrat e Korçës që dua të bëhem politikan.
Unë kam zbuluar shumë ara me hashash të kriminelëve të lidhur me qeverinë.
Në fillim vishesha si punëtor, por ata më njohën dhe më zbuan. Pastaj u vesha si grua dhe i zbulova se ku e mbillnin hashashin.
Ti do të habitesh si nuk më kanë vrarë, por këta tepelensit nuk janë si meksikanët tuaj. Ata talleshin me mua xhaxhi Donald dhe si dënim nuk më linin të kthehesha me furgon.
Kur të rritem edhe unë dua të ngjaj ty.
Me shumë daçuli
Ervin Salianji

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/protokolli-trump-publikon-telegramet-e-politikaneve-mes-tyre-edhe-shqiptare/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 16950 more Information on that Topic: epavarura.com/protokolli-trump-publikon-telegramet-e-politikaneve-mes-tyre-edhe-shqiptare/ […]

Comments are closed.