Britanikja “Express.co.uk” ka publikuar dokumentet që tregojnë se diktatori i zi, dhe krimineli më i madh i të gjitha kohërave, Adolf Hitler, nuk e vrau veten në bunkerin e tij në fund të Luftës së Dytë Botërore, por u arratis.

Disa dokumente të papublikuara më parë nga FBI kanë provuar se Adolf Hitler ka qenë i gjallë deri në vitin 1984. Sipas po të njëjtave dokumente thuhet se ai ka falsifikuar vdekjen e tij përpara se të ikte në ishujt Kanarie, për të jetuar disa nga ditët e jetës së tij.

Veterani i CIA-s, Bob Baer, ka thënë se këto dokumente bëjnë që të rishikohet historia, ngaqë ai nuk e vrau veten. Thuhet se ai ka jetuar deri në moshën 95-vjeçare me një dashnore në Brazil, kohë prej të cilës ka rrjedhur edhe një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale.

“E kam parë në maj të vitit 1945. Ai ishte aty. Nuk kishte mustaqe apo diçka të tillë”, ka deklaruar një dëshmitar.

Ai para se të shkonte në ishujt Kanarie, kishte shkuar në Spanjë, ku një punëtor ndërtimi ka dëshmuar se e ka parë. Ndërtuesi po punonte brenda një manasiti, duke ndërtuar struktura sekrete si tunele dhe bunkere për gjermanët.

3 COMMENTS

Comments are closed.