Dalin pamjet e transportit të armëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj PYD-së që është zgjatimi i organizatës terroriste PKK në Siri.

Amerika që brenda një muaji ka transportuar 13 herë armë në rajon, edhe dje dërgoi një sasi të madhe municionesh.

Helikopteri ushtarak i mallrave që i përkiste Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ul në Ayn el Arab për ti dorëzuar PYD-së raketahedhëset, raketat kundër tankeve dhe mitralozat e shumtë.

Burimet e rajonit bënë të ditur se transporti u realizua me 7 mjete ajrore.

Armët që i jepen PKK-së me pretekstin e operacionit të Rakka-s, nëpërmjet Set Tishrinit kalojnë në rajonin El Bab.

Bëhet e ditur se organizata terroriste PYD, me armët e transportuara kohët e fundit, përgatitet për një sulm të madh kundër aleancës Forcat e Armatosura Turke-Ushtria e Lirë Siriane (Operacioni Mburoja e Eufratit) në frontin Munbiç-El Bab./ trt

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 21015 additional Information to that Topic: epavarura.com/provat-qe-shtetet-e-bashkuara-te-amerikes-dergojne-arme-pkk-se/ […]

Comments are closed.