Pse duhet të gatuajmë me portokalle, disa ide recetash praktike

45

Portokalli është një burim shumë i rëndësishëm vitaminash, sidomos i vitaminës C dhe A, por edhe të asaj B. Për të përmbushur nevojën e organizmit me vitaminë C, mjaftojnë vetëm 2-3 portokalle në ditë. Vitamina C është e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar të trupit dhe ndihmon kështu në parandalimin e të ftohurës dhe gripit.
Por jo vetëm kaq. Portokalli përmban edhe shumë bioflavonoidë, substanca që bashkë me vitaminën C janë shumë të rëndësishme mbi të gjitha për kolagjenin, duke bërë që të forcohen kockat dhe dhëmbët, por edhe ligamentet dhe tendinat. Portokalli është i mirë edhe për ata që vuajnë nga celuliti, pasi duke ndihmuar në qarkullimin e mirë të gjakut, ai shmang formimin e grumbullimeve të tij.
Vitamina C ka treguar se ka veti antianemike pasi favorizon thithjen e hekurit, që është i domosdoshëm për formimin e qelizave të kuqe të gjakut. Tjetër e mirë e portokallit është se, duke qenë i pasur me terpenë, ndihmon në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë. Tek terpenët duhet përmendur limoneni, që gjendet në lëkurën e portokallit dhe të limonit, që ndihmon mbrojtjen ndaj kancerit të gjirit. Edhe e bardha e portokallit përmban një sasi fibrash që rregullojnë thithjen e sheqernave, yndyrnave dhe proteinave. Ekspertët rekomandojnë që të merren fibra kur vuan nga diabeti ose arterioskleroza.
PORTOKALLI I KUQ
Përmban 87% ujë, pak proteina dhe shumë minerale (kalcium, fosfor, potas dhe hekur), pa përmendur vitaminat C, A, B1 dhe B2. Acidi citrik që gjendet në to luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e trupit të njeriut. Ai është në gjendje që të ulë aciditetin e urinës dhe të parandalojë formimin e gurëve në veshka. Jo vetëm kaq, nëse keni bajamet e skuqura, një gargarë me lëngun e portokallit të kuq është gjëja e duhur për t’u bërë. Ndërkohë, portokalli i kuq është shumë i pasur me antocianinë, që lufton inflamatorët.

Sallatë me kopër dhe portokaj të kuq
Një sallatë shumë e shijshme, e veçantë dhe e shëndetshme portokajsh. Portokajtë të përzier ullinj, piper, kripë deti, limon dhe kopër e bëjnë këtë recëtë vërtet të shijshme.
PËRBËRËSIT
2 zhardhokë mesatarë kopër
5 portokall i kuq (mesatarë)
1 kokërr lëng limoni
1/3 filxhan çaji vaj ulliri (ekstra i virgjër)
1/3 filxhan çaji ullinj (me fara të hequr, të përgjysmuar)
1 lugë gjelle kripë (deti)
1 lugë gjelle piper i zi (i trashë)
PËRGATITJA
Presim zhardhokët e koprës përgjysmë dhe përdorim një thikë të mprehtë për të larguar pjesën e jashtme të fortë të lëkurës. Gjethet e buta i ruajmë për t’i përdorur si zbukurim për sallatë. Përdorim një mandolinë kuzhine për të prerë hollë koprën dhe e vendosim në pjatancë. Qërojmë portokajtë dhe i presim në feta të holla. Shpërndajmë ullinjtë dhe gjethet e copëtuara të koprës mbi sallatë. Në një tas të vogël përziejmë sëbashku lëngun e limonit dhe vajin e ullirit dhe spërkasim me ta sallatën. Hedhim sipër sallatës edhe kripë deti dhe piper dhe pastaj e shërbejmë.

Spinaq me mollë, portokall dhe mjaltë
Një pjatë e shëndetshme, me vlera të shumta ushqyese dhe me të gjithë përbërësit që i duhen trupit për një vakt të plotë. Ja se si t’i kombinoni të gjitha bashkë…
PËRBËRËSIT
4 feta mollë
120 gr spinaq
8 arra
2 portokall
1 qepë (e vogël)
vaj ulliri
kripë
mjaltë
PËRGATITJA
Piqni mollën në një tigan që nuk ngjit, me një lugë plot me mjaltë për 2 minuta nga secili krah. Mblidheni në një tas spinaqin, qepën në feta, arrat e shtypura dhe disa feta portokall të freskët, pak kripë dhe pak vaj ulliri. Ndajeni në 4 kupa spinaqin dhe bashkojeni me nga një fetë mollë të pjekur. Dekorojeni sipas dëshirës me arra.

Sardele të mbushura me marule dhe portokall
Receta më e mirë e sardeleve të mbushura, duke shtuar edhe portokallin. Lexoni përbërësit…
PËRBËRËSIT
600 gr sardele
120 gr bajame
30 gr djathë
10 gjethe sherebelë
3 portokall
miell orizi
sallatë jeshile
vaj ulliri (ekstra i virgjër)
kripë
PËRGATITJA
Lani sardelet, hapini në mes. Spërkatini me lëngun e gjysmë portokalli. Copëzoni bajamet së bashku me gjethet e sherbelës, përzieni me lëngun e gjysmë portokallit, djathin, një majë luge kripë dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër. Mbushni sardelet me këtë përzierje, dhe mbyllini. Lyejini me miell oriz, vendosini në një tavë pjekjeje dhe piqini në 210 °C për rreth 10 minuta. Qëroni dy portokalle. Shtrydhini dhe bëni një salcë, duke shtuar 2 lugë nga ky lëng, 8 lugë vaj ulliri, një majë luge kripë. Hidheni këtë përzierje në sallatë, duke shtuar edhe disa feta portokalli, bashkë me sardelet.

Portokaj të aromatizuar me kanellë
Një ëmbëlsirë shumë aromatike dhe e lehtë, që do t’i japë aromë gjithë shtëpisë tuaj.
PËRBËRËSIT
4 portokall
60 gr sheqer
3 lugë konjak
10 gr kanellë pluhur
Përgatitja
 Hidhni sheqerin në një tigan me 2 dl. ujë dhe vëreni të vlojë duke e përzier. Pluhuroseni bollshëm me kanellë. Qëroni portokajtë, pritini në rrotulla dhe hidhjani lëngut. Lëreni të ziejë për 5 min. duke i kthyer fetat nga ana tjetër nga mesi i gatimit. Me ta hequr nga zjarri, vëreni në pjatë me gjithë lëngun, të cilit i keni hedhur më parë pak konjak. Shërbejini në tryezë të ngrohta ose të vakëta.
Shperndaje lajmin Pse duhet të gatuajmë me portokalle, disa ide recetash praktike appeared first on SuperShendeti.

Loading...