Bajamet kanë një sërë dobish për shëndetin, më shumë nga sa mund ta imagjinoni. Më poshtë do gjeni një mori arsyesh se pse duhet të hani një grusht bajamesh çdo ditë.

Zemra- Yndyrat joshtazore, proteinat dhe potasi që përmbajnë janë themelore për shëndetin e zemrës. Ndërkohë vitamina E është një antioksidant shumë i rëndësishëm që redukton rrezikun për t’u prekur nga sëmundje kardiake.

Presioni i gjakut- Potasi që gjendet te bajamet ndihmon për të rregulluar presionin e gjakut.

Truri- Bajamet dhe elementët që gjendjen në to, ndihmojnë për të zhvilluar shëndetin e trurit, në sajë të elementëve si riboflavina dhe L-carnitina. Studime të ndryshme kanë treguar se vaji i bajameve është shumë i rëndësishëm për funksionimin e shëndetit nervor.

Kockat- Bajamet janë një burim shumë i madh vitaminash e mineralesh, mes tyre fosfori. Ai ndihmon për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, përveçse ndihmon për të luftuar osteoporozën,

Sistemi imunitar- Bajamet janë të pasura me minerale alkaline natyrale, të cilat forcojnë sistemin imunitar duke na mbrojtur nga sëmundjet.

Diabeti- Bajamet ndikojnë për të mbajtur nën kontroll nivelin e glukozës dhe insulinës pas vakteve të ushqimit.

Kanceri- Bajamet përmirësojnë lëvizjen e ushqimeve në zorrën e trashë, duke parandaluar krijimin e kancerit në këtë pjesë të trupit.

Kapsllëku- Duke qenë të pasura me fibra, bajamet parandalojnë kapsllëkun. Kjo pasi stimulojnë procesin tretës, edhe më shumë nëse shoqërohen me ujë.

Shtatzënia- Acidi folik që gjendet te bajamet, ndihmon për të parandaluar defektet te foshnja. Ndër të tjera ndihmon edhe për formimin e qelizave. Për këtë arsye mjekët japin rregullisht acid folik për femrat shtatzënë.

The post Pse duhet të hani një grusht bajame çdo ditë, efektet janë çudibërëse appeared first on Shëndeti.

6 COMMENTS