Presidenti turk përsëri kërkoi krijimin e një zone të sigurt në Siri, por këtë herë toni i Erdoganit ishte i ndryshëm.

Këtë herë Erdogani kërkesën e Turqisë për krijimin e një zone të sigurt në Siri e kushtëzoi me miratimin e fuqive të mëdha. Gjatë tre viteve të fundit, Turqia gjithmonë është përpjekur për krijimin e një zone të lirë për forcat pro-turke në veri të Sirisë dhe kjo politikë coi deri në rrëzimin e avionit rus Sukhoi-24 dhe në tensionimin e rrezikshëm të marrëdhënieve me Rusinë.

Tashmë kur Erdogan i ka kërkuar falje Rusisë, ai sërish ngre kërkesën për krijimin e një zonë të lirë në veri të Sirisë. Moska e sheh me dyshim këtë kërkesë të Ankarasë. Por cili është qëllimi i vërtetë i Turqisë në krijimin e një zone të lirë në vijën kufitare me Sirinë?

Më parë, Turqia pretendoi se qëllimi i krijimit të kësaj zone ishte ndalja e vërshimit të refugjatëve sirianë drej Evropës. Në atë kohë, shumë qarqe politike dhe mediatike theksuan se ky ishte vetëm një justifikim i Ankarasë për të mbuluar vazhdimin e përkrahjes logjistike dhe ushtarake për forcat kundërshtare të qeverisë së Bashar Asadit e sidomos për dërgimin e parave dhe armëve për grupin terrorist ISIS. Por tashmë, në pamje të parë duket se pas grushtshetit të dështuar të 15 Korrikut, Turqia po përpiqet të reformojë politikën e saj ndaj Sirisë. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka thënë se ndërhyrja ushtarake në veri të Sirisë ka qenë e suksesshme, duke pastruar një sipërfaqe prej 400 kilometra katrorë nga terroristët dhe forcat demokratike kurde siriane të YPG-së.

Erdogan më 1 shtator ka theksuar se këto dy grupe paraqesin rrezik për Turqinë, edhe pse grupi i kurdëve është njëri prej aleatëve kryesor të SHBA-ve në në luftën kundër ISIS-it. Presidenti turk tha se forcat e kurdëve të Sirisë, kanë dështuar që t’i përmbahen marrëveshjes që të tërhiqen në lindje të lumit Eufrat. Ai përsëriti qëndrimin e tij se kurdët e Sirisë janë “terroristë” dhe se janë të lidhur me militantët kurdë në Turqi.

“Askush nuk pret nga ne që të lejojmë një korridor të terrorit në kufirin tonë jugor”, ka thënë Erdogan. Ai ka shtuar se Turqia dëshiron të krijojmë “një zonë të sigurtë” në kufi me Sirinë por këtë ide nuk e ka mbështetur asnjë fuqi botërore.

Gjatë inkursionit të forcave turke në territorin sirian, ato nuk kanë gjuajtur asnjë plumb ndaj terroristëve të ISIS, por kanë sulmuar vetëm forcat kurde siriane që janë në vijën e parë të frontit të luftës kundër ISIS. Pika kulmore e suksesit të kurdëve ishte clirimi i qytetit Manbij dhe kontrolli i qytetit Xharablus. Formimi i një rajoni auton kurd në veri të Sirisë e tmerron Turqinë, sepse në këtë rast mbi 80 % e kufirit mes Turqisë dhe Sirisë do të kontrollohej nga kurdët sirianë. Kjo do t’a bënte shumë të vështirë kontrollimin e kufirit turko-sirian, pasi në të dyja anët e këtij kufiri banojnë kurdët.

Gjithashtu me krijimin e zonës së sigurt Turqia do të vazhdojë kontaktet dhe ndikimin e saj tek forcat pro-turke në Siri. Kjo është një tërësi qëllimesh që fshihen pas kërkesës së Ankarasë për një zonë të sigurt në Siri me pretekstin e ndalimit të hyrjes së refugjatëve sirianë në vendet evropiane./ PT

3 COMMENTS

Comments are closed.