Pse data 14 nëntor, po “pushton” portalet, cfarë pritet të ndodh, pse duhet të gjendeni jashtë? Kjo pasi ju do të vini re hënën që duket më e madhe dhe më ndriçuese se zakonisht.

Pas 70 vitesh, bota do të shohë një show spektakolar astronomik, i cili nuk do të përsëritet deri në 2034.

Këtë muaj, hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14 për qind më e madhe dhe 30% më e ndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme. Në kalendarin e NASA-s 3 datat e shënuara për fenomenet e lidhura me të janë 16 tetor, 14 nëntor dhe 14 dhjetor, por ajo e muajit nëntor mbahet si më e rralla.

Më 14 nëntor, hëna do të jetë 48 mijë kilometra larg tokës , por prezenca e saj do të ndihet shumë pranë. Gjithashtu tremujori i fundit i vitit 2016 është një moment i shënuar për të gjithë personat që besojnë tek fuqitë e universit.

Disa teorive supersticioze pohojne se hëna e re e muajit nëntor do të sjellë energji dhe zhvillime të reja.

5 COMMENTS

Comments are closed.