Filozofi Georg Vilhelm Friedrich Hegel, besonte shumë në të mësuarit nga armiqtë (intelektualë). Kjo, sepse ai besonte që copëza të të vërtetës ka të ngjarë të jenë të shpërndara edhe në vende jo shumë tërheqëse – dhe se duhet t’i gjejmë, duke pyetur gjithmonë: “Cila copëz e ndjenjës dhe e arsyes mund të ndodhet në brendësi të fenomeneve, që përndryshe na duken të frikshëm, apo të huaj”?

Nacionalizmi, për shembull, ka patur shumë manifestime të tmerrshme (edhe në kohën e Hegelit). Kështu që, tundimi i njerëzve që mendojnë, është të heqin fare dorë në këtë fushë. Por Hegeli pyeste, se cila ide apo nevojë e rëndësishme mund të fshihet brenda historisë së përgjakshme të nacionalizmit? Një nevojë që pret të njihet dhe interpretohet? Ai propozonte se është nevoja e njerëzve për t’u ndjerë krenarë për prejardhjen e tyre, për t’u identifikuar me diçka që shkonte përtej arritjeve të tyre, për të “ankoruar” identitetet e tyre, përtej egos. Kjo është një kërkesë e pashmangshme dhe e frutshme, sugjeronte Hegeli, diçka që mbetet e vlefshme edhe në ato kohë, kur lëvizje apo politikanë të tmerrshëm, e kanë shfrytëzuar këtë nevojë dhe e kanë shpënë në drejtime katastrofike.

5 COMMENTS