Mark Zuckerberg është njëri prej njerëzve më të fuqishëm në botë shkaku i Facebookut, por së fundmi është kritikuar pasi në një fotografi të publikuar shihet laptopi i tij me kamerë të mbuluar me ngjitës.

Me foton e postuar ai festoi rritjen në 500 milionë përdorues të Instagramit, aplikacion që është në pronësi të Facebookut. Por në prapavijë shihet laptopi që e ka kamerën me ngjitës.

Kjo ka shtuar zërat se shefi i Facebookut është paranojak ose e bënë këtë për të qenë më i sigurt nga hakerët.

Kamera dhe mikrofoni i fshehur me ngjitës është sinjal se dikush është i shqetësuar nga mundësia që hakerët të kenë qasje në pajisjet kompjuterike nëpërmjet trojanëve. Sipas Agjencisë Kombëtares të Sigurisë (NSA) një haker mund të ketë qasje në laptop duke përdorur virusin trojan që mundëson vjedhjen e të gjitha dokumenteve, ashtu siç veroi Edward J.Snowden.

Ekspertët e sigurisë e kanë përkrahur përdorimin e ngjitësit për dy arsye.

Së pari Zuckerber është një cak me vlerë të madhe dhe çdo gjë që publikohet nga dokumentet e tij mund të ketë vlerë të jashtëzakonshme.

Së dyti, fshehja e kamerës dhe mikrofonit ka qenë mundësia më e lehtë për të pasur siguri më shumë në laptop.

1 COMMENT

Comments are closed.