Studimi i përfshiu 22 femra, ndërsa psikologët studiuan se si thashethemet ndikojnë në tru. Autorja kryesore e studimit, dr. Natascia Brondino, deshi të zbulonte nëse ekziston ndonjë arsye biokimike për ndjenjën e afërsisë të cilën femrat e ndiejnë pas thashethemeve.

Gjatë thashethemeve vjen deri tek sekretimi/lirimi i oksitocinës. Oksitocinë quhet hormoni i lumturisë dhe i dashurisë. Ai sekretohet edhe gjatë lindjes dhe ndikon në afrimin e nënës me fëmijën. Kur bëhej fjalë për temat e zakonshme, si për shembull biseda për motin, niveli i oksitocinës nuk ishte i madh, transmeton koha.net.

Meshkujt nuk ishin të përfshirë në studim, sepse studiuesit donin ta shmangnin zhvillimin e tërheqjes në mes të të anketuarve për shkak se oksitocina do të lirohej për shkak të ndjenjës që ata e kanë për njëri-tjetrin, dhe jo për thashethemet.

Dr. Brondino beson se thashethemet mund të ndikojnë në përcaktimin e rregullave të grupit dhe në zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve sociale. Në efektin e tij nuk ndikon as personaliteti i të anketuarve. “Karakteristikat psikologjike si empatia, stresi i përjetuar apo varësia nuk kishin ndikim në rritjen e oksitocinës”, shkruajnë autorët.

Pra, pavarësisht nga ajo që ne mendojmë për thashethemet, shkencëtarët besojnë se ato janë të mira për trurin.

Let’s block ads! (Why?)

4 COMMENTS