Situata në Partinë Demokratike amerikane nuk është aspak e qetë në nisje të Konventës që do të shohë kurorëzimin e Hillary Clinton si kandidatja zyrtare e kësaj force politike për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Kreu i partisë, Deborah Wasserman Schultz, tha se do të japë dorëheqjen për shkak të debatit që shpërtheu pas publikimit të shumë mesazheve të postës elektronike e që kërcënojnë përpjekjet për unitet para Konventës.

Mesazhet u publikuan nga Wikileaks dhe përmbajtja e tyre sugjeron se disa prej anëtarëve më të lartë të partisë janë përpjekur që të pengojnë fushatën e rivalit të Hillary Clinton, Bernie Sanders. Ky i fundit ishte një nga të parët që kërkoi dorëheqjen e Schultz. Në një intervistë për mediat, Deborah Shultz tha se kishte folur me presidentin amerikan Barack Obama dhe Hillary Clinton para se të merrte këtë vendim.

Ajo tha se arriti në përfundimin se për të realizuar qëllimet e partisë, mes të cilave fitorja e klinton në presidenciale, duhej të jepte dorëheqjen. Zyrtarisht, Schultz nuk do të jetë më kreu i partisë pas Konventës së Filadelfias.

Sipas mediave amerikane në mijëra e mesazheve të publikuara nga Wikileaks, shfaqet një plan për të penguar Sandersin në mënyra të ndryshme, madje edhe duke përdorur besimin e tij. Bernie Sanders tha se pas këtyre zbulimeve të reja, Schultz s’mund të ishte më kreu i partisë. Analistët mendojnë se për elitën demokrate, largimi i Schultz është një çmim i ulët për të paguar dhe për të treguar se partia është e bashkuar, në kontrast nga republikanët.

Por nuk dihet sa do të qetësojë mbështetësit e Sandersit sakrifikimi i Schultz, pasi ata gjithnjë kanë dyshuar se elita e partisë ishte kundër tyre dhe tashmë kanë provat.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 89192 more Info to that Topic: epavarura.com/publikimi-e-maileve-trazohet-kampi-demokrat-ne-shba/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/publikimi-e-maileve-trazohet-kampi-demokrat-ne-shba/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 60472 additional Info on that Topic: epavarura.com/publikimi-e-maileve-trazohet-kampi-demokrat-ne-shba/ […]

Comments are closed.