Dc Leaks ka publikuar një dosje të nxehtë që ka të bëjë me miliarderin filantrop George Soros. Qindra e-maile të vjedhura prej organizatës së tij Fondacioni për një Shoqëri të hapur janë bërë publike. Në to duket qartë se si ai lëviz levat në ëashington duke i bërë SHBA-të të mos duken në sytë e botës si një far ndriccues i demokracisë. Mes e-maileve të hacker-uara dhe të bëra p-ublike janë ato për zgjedhjet europiane të vitit 2014, por edhe ato për vende të veccanta. Aty shihen fashikuj për financimet të organizatave jo-qeveritare të të gjithë botës. Dhe të mendosh që janë vetëm një pjesë e dokumentave të vjedhura nga Fondacioni për një Shoqëri të Hapur të George Soros. Pak ditë më parë Bloomberg raportoi se ishin thyer edhe serverat e Partisë Demokrate duke lajmëruar se ishin vjedhur edhe e-mailet e biznesmenit në fjalë. Tashmë Dc Leaks ka happur një portal soros,dcleaks.com të dedikuar vetëm për dokumentat e vjedhura nga manjati amerikan. Aty ndodhen 9 kategori: SHBA, Euroazia, Azia, Amerika Latine, Banka Botërore, Zyra e Presidentit, Souk ku mund të gjesh mijëra dokumenta që shkarkohen lehtësisht në PDF.

Brenda ka pak nga të gjitha. Komente mbi zgjedhjet në gjysmen e vendeve të botës, raportet mes liderëve të vendeve europiane dhe bilance apo parashikime amerikane. Gjenden dosier për krizën Ruso-Ukrainase. Lapsi.al është duke i kontrrolluar këto dosje dhe do të sjellë në ditët në vijim edhe ato që fliten për Shqipërinë.

Në hyrje është një shpjegim që tregon arsyen e publikimit të këtyre dokumenteve.

George Soros është një manjat hungarezo-amerikan, investitor, filantrop, aktivist politik dhe autor me origjinë hebraike. Ai drejton më shumë se 50 fondacione botërore dhe rajonale. është konsideruar arkitekt i ccdo grushti shteti në të gjithë botën në 25 vitet e fundit. Për shkak të buratinëve të tij SHBA janë konsideruar një rrodhe dhe jo një far i lirisë dhe demokracisë. Shërbyesit e tij i kanë thithur gjakun miliona e miliona personave vetëm për ta bërë atë të pasurohet më shumë. Soros është një oligark që financon Partinë Demokrate të SHBA, Hillary Clinton, qindra burra të politikës në gjithë bootën. Kjo faqe është hapur për t’i lejuar kujtdo që të shohë më qartë atë që ndodh në fondacionin e Soros dhe lidhjet e tij. Po ju prezantojmë planin e punës, strategjitë dhe priorotetet e aktiviteteve të tjera të Soros. Këtol dokumente do të hedhin dritë mbi një njeri që ka influencë në të gjithë botën. – thuhet ne hyrje te dokumenteve te publikuara