Një dokument i vjetër, i cili është zbuluar kohët e fundit nga CIA, tregon se Sh.B.A.-ja, në dhjetëvjeçarët e shkuar, iu është drejtuar taktikave politike, të cilat janë të ngjashme, me ato të ditëve të sotme, me synimin e destabilizimit të Sirisë.

Ky dokument i vjetër, i përgatitur nga CIA në vitin 1986, në mesin e një luftë të fshehtë, të shtetit të Izraelit dhe shteteve perëndimore, kundër qeverisë së Hafidh Esedit. Qëllimi i këtij dokumenti, ishte shqyrtimi i skenarëve të mundshëm, të cilët do të shkaktonin, rrëzimin e qeverisë siriane të asaj epoke. Një raport 24 faqesh, i CIA-s me titull: “Siria: Skenarët e Ndryshimeve Dramatike Politike”, iu është shpërndarë në atë periudhë, vetëm disa nga anëtarët e qeverisë së Ronald Reganit, ish presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Analiza e lajmeve, e Institutit Libertarian, shkruan se shpërndarja e këtij raporti, brenda një numri të kufizuar, të krerëve të agjensive të sigurisë, në qeverinë amerikane, është një tregues se ata që kishin dijeni për këtë, ishin anëtarët më të lartë, të administratës së Reganit.

CIA e kishte përpiluar këtë raport, katër vite pas zhvillimit, të një kryengritjeje të armatosur, të grupit Vëllazëria Muslimane Siriane, kundër qeverisë së Hafidh Esedit. Ndoshta duke marrë shtysë nga kjo kryengritje, themi se është e natyrshme, se nisja e një kryengritjeje të re të armatosur, e Vëllazërisë Muslimane, u cilësua si një nga tre skenarët kryesorë, të cilët mund të përdoreshin, me synimin e rrëzimit të qeverisë siriane.

Sërish sipas CIA-s, orvatja për devijimin e pushtetit dhe zhvillimi i një puçi ushtarak të izoluar, të organeve të qeverisë, ishte një skenar tjetër, i cili duhej të shqyrtohej si një shkak, që do të çonte në rrëzimin e shtetit sirian.

Megjithatë me sa duket, titulli i këtij raporti këshillonte, si një plan kryesor, se vetëm studimi teorik, i skenarëve të mundshëm do të shkaktonte, rrëzimin e qeverisë siriane. si një agjendë kryesore. Si do që të jetë, një pjesë e raportit, ka shkuar dhe më larg, duke bërë listën e të ardhurave të dëshirueshme, për interesat ekonomike, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një fragment të këtij raporti është shënuar: “Sipas këndvështrimit tonë, prania e një qeverie sunnite, nën kontrollin e njerëzve të moderuar dhe e përqendruar në tregtinë e lirë, do t’i shërbente interesave amerikane, në mënyrën më të mirë të mundshme. Si rrjedhojë, tregtarët e moderuar, do të kenë nevoja të mëdha për ndihmë, nga investituesit perëndimorë, për të integruar nga e para, sektorin privat të ekonomisë së Sirisë. Si rrjedhojë, kjo do t’i hapë rrugën, lidhjeve më të forta, me qeveritë perëndimore”.

Për më tepër, Instituti Libertarian shkroi: “Strategjia aktuale Uashingonit, kundër qeverisë siriane, pikërisht në këtë dokument, është një provë e qartë që tregon, strategjitë e përdorura nga autoritetet në dhjetëvjeçarët e shkuar”.

Me synimin e vërtetimit të kësaj çështjeje, analiza e lajmeve krahasoi, ngjashmëritë e dokumenteve të CIA-s të vitit 1986, me dokumentet e reja, të cilat janë përgatitur, në vitet e fundit, të cilat e pasqyronin Sirinë, në pragun e një luftë civile shkatërruese.

Instituti Libertarian shton, se strategjitë e inteligjencës amerikane, me qëllimin e ndryshimit të qeverisë siriane, kanë qënë gjithmonë të mbështetura, në shfrytëzimin e përçarjeve sektare. Një shembull i njohur i kësaj qasjeje, mund të gjendet lehtë, në dokumentin që daton në vitin 2006.

Në këtë dokument, të cilin ambasada amerikane në Damask, ia dërgoi Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington, i kërkuar nga ana e këtyre të fundit, me qëllimin e përcaktimit, të cënueshmërive dhe dobësive të qeverisë siriane. Më pas i ka nxitur ata, që të përfitonin nga këto pika të dobëta. Disa elementë, të dokumentit të vitit 2006, sipas të cilave Uashingtoni, u kishte kërkuar këtyre nëpunësve, që të përfitonin nga dobësitë e qeverisë siriane, kanë shumë ngjashmëri, me strategjitë e nënvizuar, të dokumentit të vitit 1986 të cilët janë si vijon:

1. Këto të dhëna paraqisin, një numër të mundshëm skenarësh, të cilët mund të çojnë, në rrëzimin e presidentit Esed, ose të ndonjë ndryshimi dramatik në Siri. Kështu që kërkon, vlerësimet e Bashkësisë së Inteligjencës dhe llogaritjen e përqendrimit, të zhvillimeve të mundshme, të mëtejshme në Siri. Analiza qëllimisht provokuese, synon të bëjë të qartë dhe të sjellë në rend të ditës, të mendimit tonë dhe larmisë së sfidave, të cilat mund të detyrojnë, ndryshimin politik në Siri, në vitet e ardhshme. Sepse analiza jashtë përmbajtjes, është dyshuese dhe e pakuptueshme, shpërndarja e jashtme është kufizuar rreptësisht. Ju lutem kufizoni, qarkullimin në zyrën tuaj dhe mos e riprodhoni këtë dokument. Mendimet tuaja mbi analizën dhe treguesit këshillues, janë të mirëpritur.

2. Ne do t’iu dërgojmë dokumente të ngjashme, në lidhje me shtetet e tjera, sapo të jenë të gatshme.

Burimi : http://iuvmpress.com/

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/publikohet-dokumenti-sekret-cia-s-per-sirine-plani-amerikan-per-rrezimin-e-assadeve-kishte-filluar-qe-ne-vitin-1986/ […]

Comments are closed.