Puçistët, që drejtuan tentativën e grushtit të shtetit në Turqi, natën e 15 korrikut kishin marrë në telefon Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joseph Dunford dhe kishin kërkuar ndihmë nga ky i fundit.

Sipas një lajmi të portalit amerikan “Buzzfeed” puçistët që kishin marrë peng Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneralarmate Hulusi Akar, kishin kërkuar mbështetjen e Dunford-it përmes telefonit.

Vetëm se autoritetet amerikane që iu përgjigjën telefonatës nga Ankaraja nuk deshën ta zgjonin nga gjumi Dunford-in dhe e ulën receptorin duke thënë se komandanti amerikan nuk ishte i disponueshëm.