Sfida e Manekinit është përhapur kudo në botë, duke filluar nga Hillary Clinton deri të Honey G.

Por kjo video e filmuar nga Mbrojtja Civile Siriane e njohur ndryshe si “Helmetat e bardha”, një organizatë vullnetare që shpëton jetë në zonat rebele në Siri, është konsideruar si fyese.

Klipi, i cili u krijua për të ndërgjegjësuar njerëzit për horrorin në Aleppo, tregon dy nga punëtorët e organizatës të ngrirë në vend teksa nxjerrin një burrë nga rrënojat.

Pas reagimeve të ashpra, organizata ka kërkuar falje.

Në një deklaratë për CNN, grupi tha: “Kjo video u regjistrua nga RFS dhe vullnetarët e Mbrojtjes Civile në Siri, të cilët shpresuan të krijonin një lidhje mes horrorit në Siri dhe botës jashtë duke përdorur Sfidën virale të Manekinit.Ky ishte një gabim gjykimi, dhe ju kërkojmë falje.”

3 COMMENTS

Comments are closed.