Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se askush nuk ka fuqi për të shkaktuar probleme me të cilat nuk do të mund të ballafaqohet Rusia.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë pritjes së organizuar në Pallatin Kremlin me rastin e festave të fundvitit, Presidenti Putin tha se krahas vështirësive të jetuara nga aspekti i zgjidhjes së problemeve ekonomike dhe sociale gjatë vitit 2016 janë shënuar rezultate shumë më të mira në krahasim me një vit më parë.

“Askush nuk mund të shkaktoj probleme me të cilat ne nuk do të mund të merremi. Më e rëndësishmja është puna e jonë e suksesshme”, deklaroi Putin.

Në anën tjetër Presidenti i Rusisë para pritjes së vitit të ri, mori pjesë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë.

Gjatë mbledhjes u diskutua në detaje mbi të gjitha dimensionet e çështjes së Sirisë dhe iu bë një vlerësim edhe temave tjera të rendit të ditës.

4 COMMENTS

Comments are closed.