Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka hartuar një lloj ligji, i cili ndëshkon thuajse të gjitha aktet e propagandës gay, në prani të të miturve, ligj i cili është cilësuar diskriminues në raport me të drejtat e njeriut.

Në bazë të ligjit ndalohet propaganda e raporteve seksuale jo tradicionale para të miturve.

Çdo lloj bisede e kësaj natyre dënohet me gjobë, e cila shkon nga 4 mijë në 5 mijë rubla, ose thënë ndryshe 100-125 euro.

Të huajt janë edhe më të prekur nga kjo gjobë, e cila shkon deri në 100 mijë rubla dhe mund të futen në burg për 15 ditë, duke u përjashtuar nga Rusia më tej.

6 COMMENTS

Comments are closed.