Vladimir Putin, presidenti i Rusisë deklaroi se shtimi i kapaciteteve të forcave të armatosura të Rusisë ka shkaktuar irritimin e vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO).

Presidenti i Rusisë të shtunën pasdite deklaroi: “Manovrat dhe shtimi i kapaciteteve luftarake të Rusisë ka ngjallur shqetësimet e partnerëve tanë në NATO, ndërkohë që zhvillimi i manovrave luftarake dhe lëvizjet e palës tjetër nuk janë shqetësuese për Moskën. Duke marrë parasysh kushtet e veçanta të rajonit dhe të botës, Rusia vazhdon programin për pajisjen e ushtrisë dhe shtimin e kapaciteteve ushtarake, si dhe ndryshimet në strukturën e forcave të armatosura me qëllim të përmirësimit të gjendjes së personelit ushtarak. Ne nuk kërcënojmë asnjë vend, për arsye se Rusia nuk ka nevojë për një gjë të tillë dhe Rusia është vendi me sipërfaqe më të madhe në botë”,- shtoi ndër të tjera në Vladimir Putin. Vlen të theksohet se që nga viti 2014, perëndimi ka shtuar praninë e vet ushtarake në afërsi të kufijve me Rusinë deri në atë masë saqë njëkohësisht me vazhdimin e dislokimit të sistemit raketor të Amerikës në Evropën Lindore, ushtarët e NATO-s janë dislokuar në vendet Baltike si në Letoni, Lituani, Estoni, si dhe në Gjeorgji dhe Moldavi, ish-republikat e BRSS. Putin më parë ka deklaruar gjithashtu se Rusia gjatë një dekade të ardhshme do të shpenzojë 770 miliardë dollarë në sektorin ushtarak. Presidenti i Rusisë në lidhje me këtë ka thënë: “Gjatë 5 deri në 10 vitet e ardhshme do ta pajisim ushtrinë dhe do të rindërtojmë pajisjet ushtarake dhe flotën detare, prandaj sipas këtij programi deri në vitin 2020 mbi 70% e ushtrisë do të pajisen me mjete të reja luftarake.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 63419 additional Information to that Topic: epavarura.com/putin-kapaciteti-ushtarak-rusise-ka-irrituar-nato-n/ […]

Comments are closed.