Presidenti Rusisë pasi dënoi veprimtarinë ushtarake të perëndimit në disa vende të botës tha se gjendja aktuale në Libi, Irak dhe Siri është rezultat i gabimeve të bëra nga ndërhyrja e huaj të cilat kanë krijuar probleme të shumta për këto vende si zgjerimi i terrorizmit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Vladimir Putin në një intervistë për Bloomberg deklaroi: Fati i një shteti apo qeveria nuk duhet përcaktuar nga jashtë dhe përveç kësaj të thuhet se presidenti i një vendi duhet ndryshuar kjo ngjall shumë polemika. Unë jam i sigurt se veprimtaria e ndryshimit të një shteti me anë të presioneve nga jashtë është një veprimtari e gabuar dhe zhvillimet e viteve të fundit sidomos përpjekjet e të huajve për të vendosur demokracinë në Libi dhe Irak, ishin përpjekje të gabuara dhe këtë e tregon gjendja në këto vende. Ne jemi në dijeni se sa të dëmshme ishte ndërhyrja e disa vendeve të huaja gjë e cila shkaktoi dobësimin e shtetit dhe njëkohësisht krijimin e kushteve për zhvillimin e terrorizmit.

Presidenti Putnin si shembull solli ndërhyrjen ushtarake të perëndimit në Libi: Për momentin cilat janë shenjat e demokracisë? Unë shpresoj që në të ardhmen Libia të shkojë drejt rendit, qetësisë dhe stabilitetit.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/putin-libia-iraku-dhe-siria-po-paguajne-pasojat-e-gabimeve-te-nderhyrjes-se-huaj/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: epavarura.com/putin-libia-iraku-dhe-siria-po-paguajne-pasojat-e-gabimeve-te-nderhyrjes-se-huaj/ […]

Comments are closed.