residenti rus Vladimir Putin ka dërguar urata deri tek Donald Trump me rastin e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Urimi i Putinit është shpallur në faqen zyrtare të Kremlinit, ndërsa njeriu i parë i Rusisë me këtë rast shfaqi shpresën se në periudhën e ardhshme me presidentin e ri amerikan do të bashkëpunojë ngushtë në përfundimin e krizës në marrëdhëniet mes Moskës dhe Washington-it si dhe në kërkimin e zgjidhjeve të çështjeve ndërkombëtare.

Putin në porosinë për Tramp theksoi se do të vendos dialog konstruktiv që në bazë të respektimit të ndërsjellë të ketë dobi për interesat e dy vendeve, por edhe mbarë botës.

Ai në fund të porosisë i dëshiroi fat dhe sukses Trump-it në mandatin e presidentit të SHBA-ve.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/putin-uron-trump-vendosja-e-dialogut-konstruktiv-ne-dobi-te-mbare-botes/ […]

Comments are closed.