Putini në intervistën për Blumbergun ka thënë se kurrgjë nuk mund të bëjë kundër vullnetit të popullit, duke shtuar se ndonjë nga partnerët rus si duket nuk e kuptojnë apo nuk duan të kuptojnë.

“Kur ju kujtohet Krimeja, përpiqen të mos shohin dëshirën e popullit i cili jeton në Krime, me ç’rast 70% të tyre janë me përkatësi etnike ruse, ndërsa të tjerët flasin gjuhën ruse si gjuhë amtare, për t’u bashkuar me Rusinë. Thjeshtë, përpiqen të mos e shohin këtë. Ndërsa në anën tjetër, në rastin e Kosovës, kanë respekt për dëshirën e popullit në Kosovë, por jo edhe në Krime. Këto janë lojëra politike”, ka deklaruar Putini gjatë intervistës për Blumbergun.

Putini në pyetjen se a është në thelb të mosbesimit të Perëndimit ndaj Rusisë dëshira e Moskës zyrtare të zgjerojë ndikimin e vet politik, u përgjigj se Rusia “planifikon absolutisht politikën e jashtme paqësore dhe bashkëpunuese”.

“Mendoj se njerëz të matur të përfshirë në politikë kuptojnë se ideja e kërcënimit rus, për shembull në Baltik, është çmenduri e plotë. Pse a me të vërtetë neve do të luftojmë kundër NATO-së? Sa njerëz jetojnë në NATO? Rreth 600 milion, saktë? Në Rusi jetojnë 146 milion njerëz. Po, ne jemi fuqia nukleare më e madhe. Por, a me të vërtetë besoni se do të pushtojmë Baltikun duke shfrytëzuar armë nukleare? Nga rrjedh kjo çmenduri”, ka thënë Putini. Duke folur për zgjerimin e zonës për ndikim, Putini ka thënë se Moska nuk ka nevojë për një gjë të tillë.

“ Më është nevojitur nëntë orë fluturim me aeroplan nga Vladivostoku gjer në Moskë. Kjo është diç më pak fluturim nga Moska gjer në Njyjork, do të thotë mbi tërë Evropën Perëndimore dhe Oqeanin Atlantik. A me të vërtetë ju akoma mendoni se ne kemi nevojë për një gjë të tillë”, ka cek Putini.// b92.net

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/putini-per-krimene-dhe-kosoven/ […]

Comments are closed.