Nga: Jashar Etemaj

Gazetari amerikan Edward R. Murow, Thoshte: “Një popull dele do të lind qeveri të ujqërve” Sa më ujqër që bëhen qeveritarët, aq më shumë barra e poshtërsisë dhe e naivitetit bie mbi popullin i cili lejon një qeveri ujqërish.

Duke i pas përsysh gënjeshtrat gjatë fushatave zgjedhore të parafundit qe do të punësonin 200 mije qytetarë të Kosovës, dhe duke pas parasysh shkrimet cinike e ofenduese të njëpasnjëshme të ish Kryeministrit Hashim Thaci dhe Kryeministrit aktual Isa Mustafa ne llogarit e tyre ne Facbook, më ra ndërmend ky titull: “Qeveritarët janë bërë ujqër të egër duke e trajtuar popullin si kope delesh.”

Tri ditë para Debatit mbi demarkacionin me Malin e Zi, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në llogarinë e tije në Facbook ofendoj kolegët e vet, profesorët – ekspert të gjeografisë duke i quajtur si të sëmur psikik. Ky përgojim nga kryeministri u bë me të vetmin qëllim se ekspertet e gjeografisë Shpejtim Bulliqi dhe Florim Jusufi mendonin, shkruanin dhe deklaronin në media të ndryshme të kundërtën e asaj çka e mendon dhe deklaron kryeministri Isa Mustafa.

Nisur nga fakti se Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, nuk reagoi ndaj përgojimit pervers të Kryeministrit Isa Mustafa, thash me vete se kjo Akademi në vend që ti pengoj ujqit, ajo u hapë derën me dorën e vet që të hynë në torishtë. Bindja ime se Qeveritarët janë bërë ujq të egër duke e trajtuar popullin si kope delesh u forcua edhe më shumë kur në debatin mbi demarkacionin me Malin e Zi (03.08.2016) Kryetari i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës Hivzi Islami i licencuar nga qeveria ofendoj në mënyrë cinike ish student e tij tani profesorë dhe ekspert të gjeografisë. Ai duke i tallur ju tha që të dyve: “Kur u bëtë ekspertë të gjeografisë ju studentët e mi?” Akuzat Ad hominem bëhen nga matrapazët të cilët shitën për poste apo para. Në vend që krye akademiku të ishte shembull se si bëhet një debat i mirë dhe dinjitoz, ai u bë shembull se si bëhet një antidebat.

Çka është debat e çka është dialog!

Debati është rrahje mendimesh ndërmjet dy a më shumë vetave rreth një çështjeje politike, shoqërore etj. Gjithashtu debati është një betejë, ku debatuesi i shikon bashkëbiseduesit si kundërshtarë. Prandaj nuk ishte çudi kur shefi i grupit të PDK-së Adem Grabovci iu tha eksperteve që ishin kundër demarkacionit: se ju nuk me bindet (kjo të lë të nënkuptosh se ai nuk kishte ardhur për t’u bind!). Në dialogë bashkëbiseduesit konsiderohen si shokë dhe partner, ndërsa në debat, debatuesi i dëgjon tjerët me qëllim që ti zbulojnë dobësitë e kundërshtarit, dhe më vonë i përdorë si sulme për ta justifikuar vetveten. Dialogu është bashkëpunim, ku dëgjohet me vëmendje se çka thuhet. Bashkëbiseduesit janë të hapët dhe shpesh herë ndodhë në një dialog që personi ta përkrah mendimin e tjetrit nëse ka argumente të mjaftueshme për ta bindur. Në debat secili mbërthehet në pozicionin e vetë, kështu që çdo njeri lufton për çështjen e vet. Përderisa debati i ndan – ashtu siç i ndau pozitën dhe opozitën politike të Kosovës së bashku me Komisionarët shtetërorë dhe ekspertet e gjeografisë, dialogu është një projekt ku pjesëmarrësit krijojnë diqka të përbashkët.

Sikur qeveria aktuale të ishte transparente qysh para tri viteve ndaj çështjes se demarkacionit dhe e interesuar për mbajtjen e një dialogu me konsensus, do arrinim një marrëveshja më gjithëpërfshirëse për të gjitha palët. Mbajtja e debatit që u zhvillua me 3.08.2016, vetëm sa e tuboj pozitën dhe opozitën politike për të mos u pajtuar.

Fjalimet e Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeminsitrit Isa Mustafa në dabatin e tre gushtit 2016 ishin identike që sipas tyre, citoj: “Çështja e demarkacionit si problem nuk ekziston sepse Kosova nuk ka humbur asnjë milimetër të tokës së saj.” Kjo formë e fjalimit tendenciozë e dy burrështetasve HTH dhe IM e mbyt debatin sepse ishte kërcënuese për palën që mendon ndryshe nga ata. Fjalimi i tyre, duke mos u dhënë fjalën në panel edhe udhëheqësve të partive opozitare, nuk quhet debat. Kjo formë e fjalimit më tepër ishte monolog, ashtu siç është monolog edhe fjalimi i një hoxhe që i drejtohet xhematit në xhami.

Thëniet e kryeministrit IM se: “Demarkacioni me Malin e Zi duhet të ratifikohet për arsye se Kosovën e presin procese të mëdha si liberalizimi i vizave.” Kjo të lë të nënkuptosh në mënyrë implicite se Kosova duhet të falë tokë si shkëmbim për liberalizimit të vizave, ose në të kundërtën po nuk u ratifikua demarkacioni – nuk do kemi liberalizim të vizave?! Çudi pse të njëjtat kushte nga BE nuk i patën as Republika e Maqedonisë dhe as Mali i Zi!

Ndërsa sa i përket mënyrës eksplicite (të qartë dhe të përcaktuar) qytetarët e Kosovës ende nuk e dinë pse IM dhe HTH janë aq të ngutshëm dhe të vendosur për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Isa Mustafa nuk ishte i qartë dhe i përcaktuar as kur ishte komunist, e as tani si kryeministër teknokrat.

Këtij korri iu bashkëngjite edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli (10.08.16 “GE) duke thënë se: “Mali i Zi është një nga shtetet e para që e njohu Kosovën pas shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt 2008, andaj nuk na konvenon që të kemi konflikt me Malin e Zi.” Sipas logjikës së Kadri Veselit pasi që Mali i Zi na paska njohur një nga të parët pavarësinë po ia falim 8200 hektarë tokë!!! Përderisa “shkepjen” e tokave të Kosovës, Kadri Veseli po e bën në të njëjtën mënyrë si me qenë në odë të burrave duke shkep cigare. Po se ndali Veseli dorën, bujarinë e tij nuk do ta kompensonte as territori i Shqipërisë.

Debati mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi që u zhvillua 3.08.2016 do mbahet mend si debat i ndyrë i parapërgatitur nga qeveria dhe nga Komisionarët shtetërorë të kufijve, që të fitojë ideja dhe plani i tyre me çdo kusht. Ideja që të ngadhënjej e vërteta nuk i preokuponte fare. Ajo që të bije në sy është jo etika dhe jo gatishmëria e Grupit të Komisionarëve shtetëror të kufijve të cilët deri më 2012 në hartat të tyre brenda Kosovës gjendeshin Çakorri, Bjelluha dhe Kulla, ndërsa në debatin e fundit të njëjtit e mohonin faktin se Çakorri, Bjelluha dhe Kulla janë ne territorin e Kosovës. Në çdo dialog të mirëfilltë anëtarët e Komisionit shtetëror të kufjeve e kanë për detyrë të përgjigjën sinqertë, pa gënjyer në pyetjet? A bëtë gabim hartografik atëherë kur në hartat tuaja brenda territorit të Kosovës gjendej Bjelluha dhe Çakorri apo tani?! Në rastin konkret a na kanë gënjyer atëherë apo tani?!

Të njëjtën barë të amoralitetit e mbajnë edhe ato parti politike (tash) opozitare që heshtën ndaj çështjes së demarkacionit me Malin e Zi që nga viti 2012, e tani kundërshtojnë demarkacionin aktual të qeveris. Të tentosh të fitosh vota me anë të nacionalizmit primitiv është njësoj sikur disa parti politike që tentojnë të fitojnë vota me anë të religjionit ekstrem. Të dyja ideologjitë kanë prodhuar konflikte e jo zgjidhje. Tundimi material i politikanëve dhe mos guximi për mos ti pranuar gabimet e ka molisur gjer ne apati qytetarin e Kosovës.

Është shumë e natyrshme që njeriu të gaboj, ashtu siç është e natyrshme që njeriu edhe të reflektoj mbi gabime të veta. Pendimi nuk e bënë njeriun qyqarë, përkundrazi mos guximi për të mos e pranuar gabimin, apo tendenca për ti ikur gabimit e bënë njeriun matrapaz.

Të gjithë ata (qeveritarë aktual) që e mbështesin apo kanë kërkesa për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, mi përkujtojnë politikanët Kosovarë të 1989 –shit, të ish Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës, si Kurtesh Salihu, Hazer Susuri e Kolë Shiroka të cilët thoshin se: “Me ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Serbia, Kosova nuk humb asgjë?! Veç Serbia u bë shtet, duke e përfshirë edhe territorin e Kosovës. Të gjithë këta politikanë të ish pokrahinës se Kosovës nga shumë deputet të tanishëm të PDK-së dhe LDK-së akuzoheshin me të drejtë si tradhtarë.

Ups!!! Presidenti HTH dhe Kryeministri IM sot po i rehabilitojnë tradhtarët në mënyrën më të mirë kur deklarojnë se: “Me demarkacionin me Malin e Zi Kosova nuk po e humb asnjë pëllëmbë tokë.” Mirëpo, kjo po i bie veç Mali i Zi po zgjerohet me 8200 hektarë tokë ne disfavorë të Kosovës.

Në Kosovën e vitit 1989 ishte vendosur një regjim okupimi totalitarë nga Serbia me vrasje dhe burgosje të përditshme ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kam përshtypjen se atëherë ishim më vigjilent dhe më patriot ndaj çështjeve kombëtare dhe territoriale se sa tani. Që të funksionojë sistemi shoqëror ashtu siç dëshirojmë, ne jemi të varur nga bashkësia rreth nesh. Për atë është shumë më rëndësi se si një shoqëri udhëhiqet, dhe kush do të jenë ata që e formojnë shoqërinë.

Gazetari amerikan Edward R. Murow, Thoshte: “Një popull dele do të lind qeveri të ujqërve” Sa më ujqër që bëhen qeveritarët, aq më shumë barra e poshtërsisë dhe e naivitetit bie mbi popullin i cili lejon një qeveri ujqërish./ blic

14 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/qeveritaret-jane-bere-ujq-te-eger-duke-e-trajtuar-popullin-si-kope-delesh/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/qeveritaret-jane-bere-ujq-te-eger-duke-e-trajtuar-popullin-si-kope-delesh/ […]

Comments are closed.